Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ITALIA – Avokati i Interit del perpara Kolegjit te Garancise: “Bologna ka tentuar te mos tregoje…”

E FUNDIT NGA ITALIA – Avokati i Interit del perpara Kolegjit te Garancise: “Bologna ka tentuar te mos tregoje…”
Inter Club Staff

Nje dite thelbesore per Interin. Ne fakt, vetem pra pak casteve eshte mbledhur Kolegji i Garancise se Sportit prane CONI.

Ne kete Kolegj do te vendoset edhe per fatin e Bologna-Inter pasi te degjohet avokati i Interit dhe i Bolognes per ndeshjen e pa luajtur ne daten 6 janar.

Ne ate kohe, Bologna nuk u paraqit ne fushen e lojes por ne procedurat qe ajo ka ndjekur kane dale ne pah shume parregullsi.

Kjo gje e ka bere qe kjo ndeshje te mos klasifikohet ne menyre te njejte me ndeshjet e tjera te shtyra per shkak te virusit.

Keshtu, gjithcka ka filluar ne oren 15.00 dhe Inter Club Albania do ju mbaje te informuar moment pas momenti ne lidhje me kete ceshtje:

NGJARJET LIVE JANE KETO: 

15.22 – Perseri Grassani: “Arsye madhore? Ne daten 5 janar Bologna i ka thene Liges, Federates, Interit dhe Cagliarit vendimin e ASL.”

15.20 –  Avokati i Bolognes, Grassani: “ASL na ndaloi. Bologna nuk mund te luante dot.”

15.16 – Gjithmone avokati i Interit: “Bologna nuk na tha nese i ka pasur apo jo 7 lojtare per te hedhur ne fushe. E quajme heshtjen e Bolognes te lidhur me faktin se ata kane fshehur mundesine e lojes.”

15.12 – Avokati i Interit: “Bologna nuk eshte paraqitur ne fushe por ne asnje moment nuk ka lajmeruar se nje force madhore nuk po e lejon ta beje kete gje.”

15.05 – Fillon degjesa e Interit.

14.47 – Sapo ka ardhur edhe presidentja e Kolegjit te Garancise se Sportit, Gabriella Palmieri Sandulli.

14.40 – I pari nga tre apelimet qe do te debatohet pritet te jete ai ndermjet Bologna-Inter.

14.34 – Sapo ka mberritur ne CONI, avokati i Torinos, Eduardo Chiacchio: “Pres qe Atalanta te mos i marre tre piket ne tavoline me ne. Nuk besoj se kane shanse per ta fituar. Bologna-Inter? Per kete nuk flas dot, ata jane nje rast komplet tjeter… Atipik per ta thene me sakte.”

*** Vendimi perfundimtar per kete ndeshje pritet te dale nga casti ne cast dhe me te gjitha gjasat, ai do te publikohet sot perpara ores 21.00***

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.