Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Di Marzio: “Mbyllet ne keto minuta tratativa me Real Madrid per Hakimi: ka dakordesi totale edhe per detajet e pageses.”

E FUNDIT nga Di Marzio: “Mbyllet ne keto minuta tratativa me Real Madrid per Hakimi: ka dakordesi totale edhe per detajet e pageses.”
Inter Club Staff

Me ne fund vjen tymi i bardhe per tratativen qe do te sjelle Achraf Hakimi nga Reali i Madridit, tek skuadra zikalter.

Sipas lajmit te fundit qe vjen ne keto minuta nga redaksia e Sky Sport dhe mbi te gjitha nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, Hakimi mund te konsiderohet nje lojtar i Interit.

Ne komunikimin e fundit nepermjet video konferences, jane percaktuar edhe detajet e fundit per sa i perket pageses.

Vetem ajo mungonte qe puzzle te ishte perfekt dhe tashme eshte vetem ceshtje oresh zbarkimi i lojtarit ne Milano.

“Inter, me ne fund ja dole: Achraf Hakimi eshte nje lojtar i yti dhe lojtari do te jete diten e neserme ne Milano qe heret ne mengjes.”

“Dita do te filloje me nje vizite mjekesore ne kliniken Humanitas di Rozzano per te kaluar me pas ne seline e klubit zikalter per te hedhur firmen ne kontrate.”

“Lojtari do te vije tek Interi per 40 milione euro plus 5 milione bonuse dhe do te kete nje kontrate pese vjecare me Interin.”

“Hakimi konsiderohet si nje nga goditjet me interesante ne nivel boteror ne kete merkato qe duket shume e penalizuar nga situata e pandemise.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Sky Sport e cila konfirmon ne keto minuta se cdo gje eshte mbyllur per Hakimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.