Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,307 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti i qarte, 4 goditje per Interin e tij! Ja rolet qe do te perforcoje Interi: Nje prioritet mbi te gjithe…

Spalletti i qarte, 4 goditje per Interin e tij! Ja rolet qe do te perforcoje Interi: Nje prioritet mbi te gjithe…
Inter Club Staff

Pas nje viti tek Interi, Luciano Spalletti tashme i ka idete me te qarta. 

Ne konferencen per shtyp te fund sezonit ai ka folur ne menyre shume te paster ndaj tifozeve duke thene se nuk deshiron ti zhgenjeje dhe ti mbushe me shpresa sic kishte ndodhur vitin e kaluar.

Tekniku nuk ishte dakort qe klubi te thoshte vjet se objektivi ishte Champions League duke pare se merkato nuk ishte ne lartesine e duhur por gjithesesi, ai ja doli ta dergonte ne shtepi kete objektiv ne javen e fundit te Serie A.

Por tani Spalletti deshiron qe ta rinise cdo gje me nje merkato koherente dhe me objektiva te kapshem. Ai i ka thene qarte drejtuesve: per te bere nje sezon te mire dhe per tu renditur perseri ne 4 vendet e para, duhen blerje, me sakte, 4 te tille.

Pasi Interi ka blere Lautaro Martinez, Stefan De Vrij dhe Asamoah, merkato zikalter ka ngecur pak per shkak te Fair Play Financiar.

Klubi zikalter ne kete moment duhet te rekuperoje rreth 40 milion euro plusvalenca brenda 30 qershorit perpara se te kompletoje skuadren e vitit te ardhshem me disa blerje ne muajin korrik.

Por kjo situate eshte kthyer ne nje disavantazh per Interin sepse nderkohe qe zikalterit jane te ndalur, skuadrat e tjera mund te hidhen ne sulm per objektivat e zikalterve.

“Per te arritur tek nje lojtar si Politani per shembull, duhet bindur Sassuolo qe te prese nje muaj. E njejta gje vlen edhe per Rafinhan: Interi e deshiron me ulje por pas 30 ditesh, sepse eshte e pamundur qe nje investim i tille te regjistrohet ne bilancin e ketij sezoni.”

“Objektivi eshte qe keto operacione te zhvillohen n e 2017-18. Pas emrave me siper, e ka emrin edhe nje italian: Barella”, lexohet ne Corriere dello Sport.

Spalletti e di cfare mungon per Interin e tij dhe nder ta, ka vene nje prioritet: dua nje trekuartist.

Emri i pare eshte ai i Rafinhes, por duhet pare situata sepse endrra mbetet Nainggolan. Pastaj tekniku ka kerkuar nje sulmues krahu te djathte, nje mesfushor qendre dhe nje mbrojtes krahu te majte. Keto jane kater kerkesat e tij per Interin e ri. Me pas, nese largohet edhe Eder, do te blihet edhe nje sulmues rezerve. Nga keta objektiva nis sezoni i ri i Interit te Spallettit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.