Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “Inter, pas Godin dhe Candreva largohet edhe nje lojtar tjeter: arrihet marreveshje me Veronen.”

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “Inter, pas Godin dhe Candreva largohet edhe nje lojtar tjeter: arrihet marreveshje me Veronen.”
Inter Club Staff

Sot me sa duket ka qene dita e lamtumirave tek Interi dhe dita e largimeve nga skuadra e pare zikalter.

Ne fillim ishte radha e Diego Godin, qe pershendeti tifozet zikalter ne menyren e tij dhe direkt pas tij, edhe Antonio Candreva.

Por nderkohe qe dy lojtaret e pare iken, dhe shume shpejt mund te ike Ranocchia, Interi ka arritur nje marreveshje me Veronen per shitjen e nje tjeter lojtari.

Behet fjale per Eddie Salcedo, lojtarin e ri dhe te talentuar qe rikthehet keshtu tek Hellas Verona.

Sipas asaj qe tregon eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, lojtari i lindur ne vitin 2001 do te kaloje menjehere ne skuadren e Ivan Juric.

“Sot ne fakt ka ardhur zhbllokimi perfundimtar i operacionit. Kishte pasur nje bllokim por tashme nuk ka asnje problem.”

“Lojtari i ri dhe i talentuar do te rikthehet keshtu te veshe fanellen e Verones pas sezonit te shkuar ku luajti 17 ndeshje dhe shenoi nje gol.”

“Formula eshte ajo e huazimit me te drejte blerje dhe me te drejte kunderblerje ne favor te Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.