Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,219 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Interi sfida me e bukur e karrieres, zikalterit pergjithmone ne zemren time. Thohir dhe kalimi te Milani…”

Ronaldo: “Interi sfida me e bukur e karrieres, zikalterit pergjithmone ne zemren time. Thohir dhe kalimi te Milani…”
Bujar Berishaj

Ne nje interviste per mikrofonat e Sky Sport 24, Luiz Nazario De Lima Ronaldo eshte kthyer te flas per takimin e dites me Massimo Morattin:

“Ka qene e bukur ta takoj perseri. Le ta harrojme se si u ndame, ne ate moment u gabua gjithcka. Ketu ndihem si ne shtepi, me Morattin eshte si ne familje. Interi ka qene sfida me e bukur e karrieres, ne ate periudhe kampionati italian ishte me i miri ne bote, me i veshtiri. Ishte nje sfide e madhe dhe do te thoja qe ka shkuar shume mire. Kam kaluar 5 vite te mrekullueshme ketu, Interi do te jete gjithmone ne zemren time”.

Per kalimin e tij te Milani, ai zbulon: “Ishte nje moment i karrieres ku isha ne renie, por nuk besoj qe kam bere nje gabim. Inter ka pasur gjithmone prioritet, i jam ofruar zikalterve, por ne ate periudhe nuk ishin te interesuar dhe keshtu kam zgjedhur te shkoj te Milan”.

“E kam njohur Thohirin ne Paris dhe ishte shume simpatik – ka vazhduar duke folur per aktualitetin ne shtepine e Inter -. Deshiron te bej gjera te medha, po punon dhe eshte gjithmone ne kerkim te zgjidhjeve me te mira per klubin. Jam i bindur qe mund te bej gjera te medha. Une ne klub? Do te me pelqente te beja dicka, por jam gjithmone ne levizje per shkak te impenjimeve personale, nuk eshte e thjeshte”.

Pastaj kthehet per te folur per Ronaldon kur ishte futbollist, me i miri: “Kisha gjithmone deshire qe te shenoja, ka qene gjithmone nje gje qe e ndjeja shume. Pastaj deshiroja te argetohesha. Edhe si profesionist, per mua, te luajturit futboll ka qene gjithmone nje argetim. Per cfare do te doja te kujtohesha pas 100 vitesh? Nje kampion i madh i futbolli dhe nje baba i mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.