Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Nje tjeter lojtar i Interit ka rezultuar pozitiv me Covid19: eshte futur menjehere ne izolim.”

E FUNDIT – “Nje tjeter lojtar i Interit ka rezultuar pozitiv me Covid19: eshte futur menjehere ne izolim.”
Inter Club Staff

Nuk ka asnje moment te qete per Interin ne kete sezon me sa duket, sepse problemet e shumta ne kete fillim sezoni kane bere qe zikalterit te mos e bejne gjumin e qete asnjehere. 

Sipas lajmeve te fundit, dhe sipas komunikates zyrtare te Interit vetem pak minuta me pare, kemi nje lojtar te ri ne skuadren zikalter pozitiv me Covid 19.

Ky lajm vjen si nje rrufe ne qiell te hapur, dhe vetem pak ore pas lajmit te Real Madrid ku kane dale pozitive Casemiro dhe Hazard, dy lojtare qe kane luajtur kunder Interit.

Nderkohe, kjo eshte edhe komunikata e plote e Interit pak minuta me pare dhe detajet e te prekurt te ri:

“Fc Internazionale Milano komunikon se Daniele Padelli ka rezultuar pozitiv me virusin Covid19 diten e sotme.”

“Pas testeve te bera perpara ndeshjes ndaj Atalantes per lojtaret e Interit, lojtari ka rezultuar keshtu pozitiv dhe eshte futur ne izolim.”

“Portieri i Interit behet me dije se eshte totalisht asimptomatik ne kete moment dhe nuk ka asnje shqetesim.”

“Procedurat do te ndiqen me kujdes sipas protokollit sanitar. Lojtari nuk do te grumbullohet as per transferten e Bergamos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.