Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Real Madrid ka derguar perfaqesuesit e saj ne Itali. Kujdes, ja cfare po ndodh…”

E FUNDIT – “Real Madrid ka derguar perfaqesuesit e saj ne Itali. Kujdes, ja cfare po ndodh…”
Inter Club Staff

Merkato nuk fle kurre, eshte e sigurt kjo, por qe te mbaje nje tifozeri te tere te ngjitur pas lajmeve dhe telefonit, kjo gje po ndodh kete vit tek Interi. 

Pasi zikalterit kane bere nje merkato shume te mire, duket se Modric mund te jete me te vertete qershia mbi torte per Interin.

Ne Spanje dhe ne Itali nuk flasin me per gje tjeter: Modric deshiron Interin dhe ja ka komunikuar kete gje edhe Real Madrid gjate nje takimi dje me numrin dy te Realit.

Lajmi i fundit qe vjen ne keto momente nga Spanja eshte teper i bujshem sepse ka te beje me operacionin Modric-Inter dhe i rrit jo pak shpresat e zikalterve per realizimin e endrres.

Ja cfare shkruan FcInterNews ne keto momente:

Vincente Azpitarte, autori i autobiografise se Modric eshte shume afer ndodhive ne shtepine e Real Madrid dhe vetem pak me pare ka postuar neper rrjete sociale nje mesazh te enkriptuar.

Ky postim ka bere qe tifozet e real te frikesohen dhe te bejne qindra pyetje.

“Kujdes: Real Madrid ka derguar emisaret (perfaqesuesit) e saj ne Itali” – ka shkruar Azpitarte, pikerisht ne keto ore ku te gjithe jane me sy e vesh ne Madrid per te rejat e fundit per Modric.

Nese Reali i ka derguar vertete keta perfaqesues ne Itali, kjo do te thote dy gjera:

E para, ose ata do te takohen me Interin per nje transferim te mundshem te Modric.

Ose e dyta, ata do te negociojne me Milinkovic-Savic ose Pjanic dhe klubet respektive sepse po kerkojne nje zevendesues pikerisht per Modric qe po afrohet gjithmone e me shume me Modric.

Te jete e vertete? Ne oret e ardhshme do e zbulojme.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.