Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E pabesueshme ajo qe po ndodh me Interin: “Dyshimet jane te medha: si ka mundesi qe ‘VAR’ ka vdekur per…”

E pabesueshme ajo qe po ndodh me Interin: “Dyshimet jane te medha: si ka mundesi qe ‘VAR’ ka vdekur per…”
Inter Club Staff

Eshte nje VAR qe ka vdekur, dhe kjo gje eshte vene re perseri ne ndeshjen e Interit ne Genova.

Eshte e drejte dhe e vertete qe Interi fitoi dhe mori tre piket, por kesaj radhe, edhe njehere tjeter, episodet kunder Interit nuk kane te ndalur dhe VAR vazhdon te mos nderhyje.

Po behet gjithcka shume e cuditshme, sidomos kur mendon se teknologjia eshte pjese e futbollit tashme.

Por le te kthehemi te ndeshja, dhe te marim rastet me radhe: i pari ishte rasti i Lukakut, nje rast gjigand, ku Lukaku u zhbalancua ne zone sikur te ishte nje ndeshje futbolli amerikan.

Ajo qe ben Romelu ne ate aksion eshte te vendoset ne nje pozicion te mire, per te gjuajtur me te majten.

Por ai rrezohet ne toke nga mbrojtesi i Genoas. Por edhe nese nuk do te gjykohej si penallti, ai eshte rasti tipik dhe klasik ku arbitri duhet te gjykoje duke perdorur teknologjine.

Arbitri nuk mund te mos e shikoje, por VAR – qe eshte vene aty per kete motiv – pse nuk e therret arbitrin?

Pastaj eshte rasti i prekjes me dore te Ghiglione qe ndalon topin e nisur nga Perisic dhe qe as nuk shikohet aspak: as nga kryesori, as nga ndihmesat e as nga VAR.

Jane episode keto qe te bejne te mendosh per gjera qe as nuk duhen diskutuar, por rastet anti-Inter neper ndeshje po shtohen aq shume sa mbase Interi po perdor nje strategji te gabuar qe po rrie e qete.

Zikalterit nuk kane bere polemika, por cfare kuptimi ka kjo sjellje nese vazhdojne gabimet kunder Interit?

Ka ndodhur ne ndeshjen ndaj Beneventos (e mbani mend golin e anulluar te Lukaku?) dhe mbi te gjitha ne derbi, ku humbja ka ardhur edhe per shkak te nje kartoni te kuq sa nje shtepi te pa dhene per Kessie.

Pse nuk duhet te protestohet per keto?

Interi nuk mund te jete e lumtur per kete trajtim, duke pare se cfare trajtimi marrin te tjeret ne kete kampionat.

Tifozet zikalter per shembull nuk jane te lumtur. E profili i ulet i klubit ne kete ceshtje duket sikur nuk deshiron te ndeze polemika, por me pas, kur gjendja te perkeqesohet, po nuk u fol tani, cfare duhet thene atehere?

Ne Itali ne e kemi kuptuar, nuk ka te drejta per ata qe nuk ngrene zerin. Nje gabim i arbitrit mund te pranohet njehere, ja edhe dy, por jo ne pafundesi.

Por tani dicka te sigurt ka: ose VAR fiket kur Interi zbret ne fushe, ose eshte nje rastesi teper e frikshme…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.