Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

787 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Kramaric: “Kovacic me flet per Serie A. Sa i perket Interit them…”

EKSKLUZIVE – Kramaric: “Kovacic me flet per Serie A. Sa i perket Interit them…”
Bujar Berishaj

Moment i arte per sulmuesin e vitit ’91 te Rijekas, kroatin Andrej Kramaric. Nga Italia jane Inter, Milan, Verona dhe Atalanta ne gjurmet e tij me kontraten qe i skadon ne 2015 (me opsion per rinovim dhe per nje vit tjeter). Nje rast potencial per ekipet italiane qe te marrin nje lojtar te ri me nje cmim shume te ulet, edhe pse me kalimin e kohes rrezikohet me ane te ndonje sulmi nga Chelsea, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Sevilla qe kane vene kroatin ne shenjester.

I intervistuar nga FcInterNews.it ai zbulon momentin e tij magjik dhe interesimin zikalter: “Sezoni eshte duke shkuar me te vertete shume mire, per mua ne nivelin personal dhe skuadren. Rijeka po ben nje sezon perfekt dhe kemi gjasa te mira qe ta kalojme grupin ne EL. Po gezoj edhe nje performance te mire me kombetaren. Kemi fituar te gjitha ndeshjet deri me tani ne kualifikime. Jam krenar qe kam shenuar golin e pare ne kombetare.”

Mbi nje te ardhme ne Itali, ndoshta ne ngjyrat zikalter te shokur te tij Kovacic, Kramaric shpjegon: “Une e vleresoj me te vertete shume futbollin italian. Ka shume kualitet dhe lojtar te famshem ne te gjithe boten. Por nuk mund te them qe ka nje klub te preferuar per momentin. Natyrisht qe jam i lumtur qe Mateo luan tek Inter dhe po rritet akoma me shume. Flas shpesh me te dhe subjekti eshte futbolli italian…”.

Cfare lojtari eshte Kramaric? Ai prezenton veten e tij: “Me duket e veshtire qe te flas per veten time. Me duhet te them qe nuk jam nje sulmues qe vetem mbyllet dhe pret topin. Kerkoj te jem gjithmone ne ndeshje dhe ne mes te lojes, eshte menyre ne te cilen kerkojme te luajme tek Rijeka. Nuk kam ndonje idol ne vecanti, por nuk kam dyshime se kush eshte me i miri ne bote, Leo Messi.”

Mbi planet e te ardhmes per karrieren e tij Kramaric komenton keshtu: “Sot per sot luaj tek Rijeka dhe mund te them qe jam shume mire. Kemi nje ekip te mire dhe ka nje atmosfere te bukur ne stadium. Cdo lojtar, do donte qe nje dite te luante per klubet me te medha ne bote. Inter dhe ekipet tjera te medha pas meje? Deri tani kam lexuar per interesimin e klubeve vetem ne gazeta. Kur te kete nje oferte konkrete mund te flasim ne detaje. Objektivi im eshte dhe mbetet qe te luaj sa me mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.