Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i merkatos ne Itali zbulon: “Inter-Conte, po behet gati largimi? Marotta ka marreveshje sekrete…”

Eksperti i merkatos ne Itali zbulon: “Inter-Conte, po behet gati largimi? Marotta ka marreveshje sekrete…”
Inter Club Staff

Sido qe te shkoje, Antonio Conte mund te mos qendroje tek Interi ne sezonin e ardhshem, 2021-2022.

Ai eshte viti i fundit ne kontraten e tij, por te pakten sipas ekspertit te merkatos italiane, Enzo Bucchioni, i cili eshte edhe nje gazetar i njohur, Conte mund te mos qendroje.

Kete ai e ka thene ne editorialin e tij te perjavshem per TMW, ku mbeshtet se kjo teori eshte shume e mundshme.

“Per te shpetuar kete sezon, dhe fytyren e vet, normalisht, Conte do duhet te fitoje dicka te rendesishme si Serie A.”

“Por edhe nese ai fiton kampionatin, largimi mund te vije gjithesesi, edhe pse do te jete nje divorc plot me polemika ndoshta.”

“Interi nuk do te kundershtonte, por Conte do te kerkonte dicka ne kembim per tu larguar, por kjo eshte nje diskutim tjeter.”

“Ajo qe vlen te permendet eshte fakti se tek Interi mund te vije nje pelqim i vjeter i Marottes, ashtu si eshte Simone Inzaghi, qe po ka probleme me rinovimin e kontrates se tij te Lazio.”

“E ku i dihet, pikerisht pas ketyre problemeve mund te jete nje marreveshje sekrete e Marottes me te. Por ende nuk mund te flitet me siguri. Por eshte nje piste e rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.