Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i merkatos zbulon gjithcka: “Real Madrid tentoi qe te prishte marreveshjen per Hakimi, por nuk ja doli dot sepse lojtari…”

Eksperti i merkatos zbulon gjithcka: “Real Madrid tentoi qe te prishte marreveshjen per Hakimi, por nuk ja doli dot sepse lojtari…”
Inter Club Staff

Ne rreshtat e editorialit te tij per Tuttomercatoweb.com, eksperti i njohur i merkatos, Enzo Bucchioni ka folur per shume ceshtje.

Por ai eshte ndalur me se shumti tek merkato e Interit per te folur sidomos per Hakimi por edhe per Sandro Tonali.

Ai ka zbuluar nje prapaskene interesante per sa i perket lojtarit te blere nga Reali i Madridit dhe qe u zyrtarizua vetem dje.

Sipas tij, Reali i Madridit tentoi qe ta prishte marreveshjen e arritur me Interin, por nuk ja doli dot.

“Ka qene nje levizje fituese ajo e Marottes dhe Ausilios tek Interi per Achraf Hakimi, nje talent i padiskutueshem.”

“Ai eshte nje nga tre lojtaret me te mire ne bote ne krahun e djathte dhe eshte vetem 21 vjec (ne nentor i mbush 22), e ta kesh paguar vetem 40 milione eshte nje marreveshje e mire.”

“Por dikus nga brenda Real Madrid ka tentuar qe ta prishe marreveshjen e arritur me aq mund nga Interi, por nuk ja doli dot.”

“I mbani mend edhe fjalet e Zidane? Gjithesesi lojtari ka frenuar gjithcka dhe ja ka bere me dije Realit qe ai aty nuk deshiron te rikthehet dhe qe ishte totalisht kunder qe marreveshja me Interin te deshtonte.”

“Interi nderkohe ka qene shume e qete e kjo edhe fale mardhenies se mire me lojtarin dhe sidomos me agjentin e tij.”

“Dje ka ardhur edhe zyrtarizimi. Sa keq qe do te veshe nje fanelle zikalter me bluze zigzag, por nuk mund te kesh gjithcka ne kete jete…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.