Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

140 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EL, Getafe ka humbur dy lojtare titullare per neshjen e gushtit ndaj Interit: ja pse!

EL, Getafe ka humbur dy lojtare titullare per neshjen e gushtit ndaj Interit: ja pse!
Inter Club Staff

Kundershtari i Interit ne Uefa Europa League nuk eshte aspak nje skuader dosido, por nje skuader qe meriton respekt te plote.

Ate qe ka bere Getafe kete sezon, e kane bere shume pak skuadra me buxhet te njejte sa ata.

Jo pak eksperte te futbollit e cilesojne skuadren spanjolle si “nje nga skuadrat me te forta qe mund te perballej Interi ne Europa League” dhe e verteta eshte pikerisht keshtu.

Por ditet e fundit, Getafe ka marre nje lajm te keq sipas asaj qe thote Marca dhe ata do te kene dy mungesa te rendesishme (titullare) per shkak te… kontratave ne skadence.

Nuk do te luaje dot ndaj Interit Dayverson si fillim. Lojtari brazilian i cili nuk eshte grumbulluar as per ndeshjen ndaj Valladolidid te Ronaldos, nuk do mund ta vazhdoje dot aventuren e tij me spanjollet.

Ai keshtu nuk do te jete as ne ndeshjen e Europa League kunder skuadres se Contes ne muajin gusht.

Sulmuesi i lindur ne vitin 1991 dhe qe eshte ne huazim nga Palmeiras do te riktehehet ne Brazil sipas kontrates.

Getafe keshtu, per shkak te krizes se pandemise ka vendosur te mos e bleje ate dhe nuk do e kete me ne dispozicion. I njejti fat pret edhe Antunes, nje tjeter titullar te Getafes.

Ndaj Interit keshtu, skuadra spanjolle do te kete dy mungesa te rendesishme edhe pse jemi me shume se nje muaj larg kesaj sfide.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.