Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

4,419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Eriksen, jete e re ne Milano: ja cfare po ndodh me te. Tashme eshte e sigurt, ne Itali do luaje prape vetem nese heq defribilatorin e brendshem.”

“Eriksen, jete e re ne Milano: ja cfare po ndodh me te. Tashme eshte e sigurt, ne Itali do luaje prape vetem nese heq defribilatorin e brendshem.”
Inter Club Staff

Tuttosport diten e sotme i ka dedikuar nje faqe te tere plot me fotografi jetes se perditshme te Christian Eriksen ne Milano.

Lojtari duket se eshte rikthyer prej kohesh ne qytet dhe eshte ne pritje qe te beje disa kontrolle te reja mjekesore.

Ne kete moment qe po flasim, dihet shume pak per te ardhmen e tij sportive, e ai nderkohe ka zgjedhur te jetoje normalisht ne qytet.

Ai ndodhet ne Milano prej muajsh dhe po ben nje jete normale. Jeton ne te njejten ndertese me Simone Inzaghin.

Nderkohe, femijet e tij edhe kete vit jane te regjistruar ne nje shkolle nderkombetare ne Milano dhe shpesh here Eriksen shkon ne parkun Sempione per te luajtur me femijet.

Aty takon shpesh here tifoze zikalter te cilet nuk i le pa i kthyer ndonje batute e shpesh here ndalet per disa minuta bisede.

Po e ardhmja e Eriksen? A do te luaje me me Interin ne Itali? Ne fund te vitit pritet te merren vesh lajmet me te rendesishme rreth situates se tij.

Ashtu si dihet tashme, eshte e sigurt qe lojtari do te rikthehet te luaje ne Itali vetem nese heq defribiliatorin e brendshem ne trupin e tij.

Perndryshe, karriera e lojtarit do te vazhdoj diku tjeter, ne nje kampionat dhe shtet ku lojtare me defribilator te integruar mund te luajne ne nivele profesioniste akoma.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.