
ZANETTI DHE INTER: Krenaria e qendrimit bashke. Deklarata e Kapitenit.
Me kenaqesi dhe krenari, FC Internazionale komunikon se ka rinovuar per nje vit kontraten e Javier Zanettit.
Keto jane deklaratat e para te kapitenit zikalter ne linje telefonike per inter.it: “Para se gjithash dua te falenderoj shoqerine per besimin qe me ka dhene. Kemi folur gjate per demtimin dhe kemi vendosur te bejme nje tjeter vit bashke. Kane treguar edhe nje here se besojne ne mua dhe ne pasionin tim per Interin. Shpresoj te kem mundesi ta paguaj ne fushe kete demonstrim dashurie dhe respekti ne drejtimin tim. Falenderoj shume tifozet qe ne keto jave me kane bere te ndjej dashurine e tyre dhe te njejten gje kane bere me skuadren, duke treaguar ne keto dite te para te fushates te abonimeve, se duan te na qendrojne prane edhe sezonin e ardhshem. Po bej gjithcka te rikuperohem shpejt dhe te jem ne dispozicion te trainerit dhe shokeve te mi.“