Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Manaj, statistika te frikshme ne Spanje: ja numrat por edhe detajet e transferimit te tij

FcIN – Manaj, statistika te frikshme ne Spanje: ja numrat por edhe detajet e transferimit te tij
Inter Club Staff

Nje nisje sezonale spektakolare per Rey Manaj, sulmues i datelindjes 1997: 5 prezenca ne total dhe 4 gola duke perfshire edhe Copa del Ray per 256 minuta te luajtura me Albaceten e tij, klub qe luan ne Liga 2 qe eshte ekuivalente me Serie B ne Itali. 

Pra me sa duket Spanja eshte terreni i lojes perfekt per sulmuesin nga Lushnja qe pas eksperiences tek Granada vitin e kaluar, ka kaluar tek Albacete.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon sot FcInterNews.it, dalin detaje te reja te transferimit veror te ish-sulmuesit zikalter: ai eshte transferuar tek Albacete jo ne huazim me te drejte blerje por me huazim me detyrim blerje. 

Ky eshte nje detyrim blerje (priten konfirmime te tjera per kete) qe do i kushtoje klubit spanjoll dicka tek 2-2,5 milione euro.

Interi nderkohe ka rezervuar ne kontraten me Albaceten nje te drejte riblerje per dy sezonet e ardhshme qe eshte me e larte se 2,5 milione euro sepse keshtu i vleresohet puna edhe klubit spanjoll.

E ardhmja e Manaj gjithesesi do te vendoset ne maj-qershor duke ditur se nese ai rikthehet tek Interi do te kishte nje kontrate te vlefshme deri ne 2020.

Nese Albacete do e blente (qe keshtu parashikohet ne kontrate se do te ndodhe) kontrata e tij e re do te skadoje ne 2023.

Manaj ne sezonin e dyte te Mancinit tek Interi qendroi ne skuadren e pare zikalter per nje sezon te tere duke bere disa paraqitje me zikalterit kryesisht si zevendesues por me pas disa huazime te njepasnjeshme kane ardhur per te ku ka hasur jo pak veshtiresi.

Gjithesesi lushnjari deri me tani duket se ka gjetur nje kampionat mjaft te mire per cilesite e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.