Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

921 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Skriniar, super oferta per sllovakun kane mberritur tek Interi: ja shifrat dhe klubet! Por ai mendon vetem per rinovimin me Interin!

FcIN  – Skriniar, super oferta per sllovakun kane mberritur tek Interi: ja shifrat dhe klubet! Por ai mendon vetem per rinovimin me Interin!
Inter Club Staff

Jo se duhej ai per ta per vertetuar kete gje, por derbi ka certifikuar edhe njehere madheshtine e Milan Skriniar i cili doli nga fusha e lojes pa asnje plage nga perballja me pistoleron Kryzsztof Piatek i cili u detyrua nga Skriniar qe derbin vetem ta shijonte duke e pare, jo duke e luajtur. 

Per Skriniar ka qene nje paraqitje e monster, po ashtu si jane edhe ofertat per te nga klubet e medhaja qe vazhdojne te kontaktojne agjentin e tij Karel Csonto.

Barcelona dhe Manchester United e kane kontaktuar lojtarin dhe vete Interin kohe me pare por ne javet e kaluara me sa duket tek Interi jane bere te gjalle edhe perfaqesuesit e Real Madrid.

Perpara se ata te zgjidhnin te blinin Eder Militano nga Porto, Reali tentoi te bindte Interin per Skriniar por nuk ja doli dot nje asnje moment.

Qe Ausilio te hape telefonin per Skriniar, duhen te pakten 80 milione euro per te hapur nje tratative dhe per ta blere ndoshta do te duhen me shume se 100 milione.

Skriniar tashme konsiderohet si nje mbrojtes BIG nga shumica e klubeve Europiane dhe e dine shume mire deshiren e Interit per ta mbajtur lojtarin. Kjo gje e ben gjithcka me te pamundur.

Jo me kot edhe agjenti i lojtarit foli perpara ndeshjes me Spal dhe siguroi te gjithe se Skriniar nuk leviz: Interi nuk deshiron te privohet nga lojtari pati thene ai dhe kjo gje ishte e vertete.

Nderkohe, mendohet se oferta e Real Madrid ka qene diku tek 60 milione euro ndersa ajo e United ne vere diku tek 70 milione euro. Por shifra te sakta nuk ka ende.

Po rinovimi? Per te po flitet akoma me Interin, Marotten dhe Ausilion. Por nuk duket se ka probleme per te dhe Skriniar e ka pranuar qe rinovimi nuk eshte nje problem. Rinovimi i kontrates me zikalterit tashme eshte thjesht nje ceshtje kohe dhe do te vije perpara fundit te sezonit. Interi i vitit te ardhshem eshte nje Inter me Skriniar ne formacion.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.