Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,066 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, do te jete nje MEGA-MERKATO: ja 4 blerjet e sigurta te Marottes kete vere

Inter, do te jete nje MEGA-MERKATO: ja 4 blerjet e sigurta te Marottes kete vere
Inter Club Staff

Interi eshte gati qe te cmendet ne merkato. Zikalterit, mbi te gjitha ne rast te kualifikimit ne Champions League jane gati qe te investojne fuqishem ne merkato.

Sipas Gazzetta dello Sport, nuk eshte thjesht ideja per te shkembyer Icardin me Dybala ne mendjen e drejtuesve dhe Marottes, por jane plot 4 blerjet e sigurta qe do te behen.

“Drejtuesit zikalter kane gjetur te pakten kater pozicione ne fushe te cilat kerkojne te zotin e tyre. Qe Interi te beje ate kapercimin qe te gjithe presin dhe per te luftuar per me shume se Championsi, keto blerje jane thelbesore.

Per sa i perket emrave te kandidateve, ne kete moment jemi vetem tek pistat dhe nuk ka ndonje gje konkrete dhe emrat konkret do te dalin sapo te jete e sigurt se kush do ta kete pankinen e Interit vitin qe vjen (Spalletti ose me shume mundesi dikush tjeter).

Nderkohe, Gazzetta dello Sport identifikon 4 rolet ku Interi do te bleje me siguri lojtare per ne formacionin zikalter:

NEVOJA E PARE – Duke pare se reparti i mbrojtesave qendror eshte pare gjithmone si nje repart i kompletuar me ardhjen e Diego Godin me parameter zero, nevoja e pare eshte gjetja e nje mbrojtesi krahu per krahun e djathte. Cedric nuk do te blihet per 11 milione euro (aq e ka klauzolen) dhe Interi do te kerkoje nje titullar per kete krah.

Nje pretendent eshte Darmian, lojtar ky i ndjekur edhe ne janar por ende nuk dihet nese do te kete nje te ardhme tek Interi per aq kohe sa nuk eshte menduar as formula e as shifra e operacionit. Keshtu, blerja e pare e sigurt eshte pozita e mbrojtesit te krahut te djathte.

DY BLERJE TE SIGURTA NE MESFUSHE – “Eshte pikerisht mesfusha ajo qe ka nevoje per blerjet me te rendesishme: emrat e medhenj jane ato te Ivan Rakitic dhe Nicolo Barella.

Rruga per te arritur tek kroati eshte teper e veshtire ndersa per lojtarin e Cagliarit, presidenti Gulini kerkon 50 milione euro. Interi nderkohe eshte e bindur dhe e vendosur per te blere dy titullare ne mesfushe. Jane pikerisht ata dy blerjet e tjera te sigurta per Marotten i cili po ndjek me kujdes edhe shume pista te tjera per keto dy pozicione.

PERISIC I RI – “Nje tjeter nevoje eshte qe te gjendet nje zevendesues i denje per Perisic i cili eshte nje nga lojtaret qe jepet nga te gjithe si largim i sigurt ne vere.

Vullneti per tu larguar eshte i Interit dhe i Perisic (por duhet oferta e duhur per ta bere kete): kane rene shume aksionet e De Paul i cili nuk eshte me nje prioritet per Interin. Zikalterit nderkohe po shikojne me kujdes pisten Chiesa (konkurenca eshte e veshtire) dhe mund te hapet diskutimi edhe per Carrasco. Por ka edhe alternativa te tjera ne valle dhe emrat mund te shtohen me kalimin e kohes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.