Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,145 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe Lukaku: “Goli me bluzen e Interit eshte nje ndjesi e mrekullueshme. Por me shume i lumtur jam per Lautaron.”

Inter Club Staff

Romelu Lukaku ka shenuar sot per here te dyte ne dy ndeshje me Interin dhe ka filluar keshtu ne menyren me te mire te mundshme aventuren e tij tek zikalterit.

Romelu e shenoi golin e tij me penallti por ne pergjithesi beri nje ndeshje te mire ku ishte shume i rendesishem ne te gjitha nisjet ne kundersulm.

Ai pas ndeshjes ka folur per Inter TV dhe keto kane qene fjalet e tij: “Jam shume i lumtur per skuadren, per tifozet.”

“Kemi bere gjithcka cfare kishim nga vetja per te fituar. Ishte nje ndeshje shume e rendesishme dhe jam teper i lumtur qe ndihmova skuadren edhe une.”

“Cfare ndjesie eshte te besh gol me fanellen e Interit? Une do te vazhdoj keshtu, eshte nje ndjesi e mrekullueshme te shenosh sepse sot pashe qe shume tifoze na kishin ndjekur edhe ne trasnferte. E mrekullueshme kjo.”

“Lautaro? Cdo gje shkon mire me te. Lidhja me te do te permiresohet akoma me shume ne fushe sapo te mesojme me mire levizjet e njeri-tjetrit.”

“Jam shume i lumtur jo vetem per golin tim por mbi te gjitha edhe per golin e tij. I duhej nje gol per zhbllokohej.”

“Tani pushimi i kombetareve? E rendesishme qe lojtaret qe do te udhetojne per kombetaret te rikthehen ne nje gjendje te mire dhe pastaj do te punojme per te bere mire ne ndeshjen ndaj Udineses dhe pastaj Champions.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.