Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet perseri Rafinha: “Emocione tek goli? Ja pse nuk munda te festoj dot. E verteta eshte se… “

Flet perseri Rafinha: “Emocione tek goli? Ja pse nuk munda te festoj dot. E verteta eshte se… “
Inter Club Staff

Pas 2-0 ne Camp Nou, edhe ish-interisti Rafinha ka folur per Sky Sport. 

Keto kane qene fjalet e tij pas ndeshjes dje:

“Ka qene nje ndeshje shume e veshtire kunder nje nga skuadrave ne Europe me te cilat mund te luash futboll te bukur.”

“Ishte nje nga ato ndeshje ku mund te luhet pa problem duke mbajtur topin ne toke.”

“Por ne jemi skuadra me e forte ne Europe dhe bejme gjithmone gjithcka per te fituar. Kete gje do e provojme edhe ne Milano.”

“Emocioni per golin tim te pare pikerisht perballe ish-shokeve te mi?”

“Ju them te verteten. Tek Interi une kam kaluar nje nga momentet me speciale te karrieres sime dhe per gjithcka cfare kemi bere bashke ne ato pese muaj une nuk munda te festoj.”

“Qe te festosh nje gol duhet te te linde festimi natyrshem, por une e ndjeva ashtu dhe nuk munda te festoj dot.”

Nderkohe, nder te tjera Rafinha ka thene: 

“Jam shume i lumtur per skuadren: kjo fitore na motivon dhe na ben te ndihemi mire.”

“Rezultati i sotshem na jep besim sepse luajtem mire dhe kunder nje skuadre te forte qe mund te na kishte vene ne veshtiresi ne cdo moment duke pare cilesite e shumta te tyre.”

“Por kemi luajtur mire dhe te dielen eshte Clasico te cilin mezi po presim ta luajme.”

“Champions? Per ne te gjithe kompeticionet qe luajme jane shume te rendesishme.”

“Jam shume entuziast qe u zgjodha sot te luaja nga minuta e pare por normalisht edhe per fitoren. Me ka dhene emocione shume te bukura kjo nate sot.”

“Kemi bere shume mire ne fushen e lojes duke dhene nje futboll te bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.