Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FourFourTwo – Ja 10 sulmuesat me te forte ne bote: ne liste edhe Icardi duke mundur Lukaku dhe Benzema

FourFourTwo – Ja 10 sulmuesat me te forte ne bote: ne liste edhe Icardi duke mundur Lukaku dhe Benzema
Inter Club Staff

Kush jane per momentin 10 sulmuesat me te forte ne bote?

Kesaj pyetje ka provuar ti pergjigjet revista angleze Four Four Two qe ka vene ne rresht sulmuesit me te rendesishem te futbollit boteror.

Kjo eshte lista e plote nga vendi i 10 deri tek vendi i pare dhe bie ne sy se si Interi ka mundur lojtare te kalibrit Lukaku apo Benzema.

Ne vendin e dhjete, Karim Benzema (Real Madrid): pese gola ne kater ndeshjet e para pas largimit te CR7. Del nga nje periudhe prej 12 golash ne 47 ndeshje.

Benzema 13 sett 2018

Ne vendin e nente, Romelu Lukaku (Manchester United): Ka shenuar vetem 16 gola ne Premier League, shifer e kaluar dy here me Everton dhe njehere me WBA, por eshte vetem 25 vjec e mund te permiresohet shume.

Lukaku 13 sett 2018

Ne vendin e tete, Mauro Icardi (Inter): nuk ka luajtur ende ne nje Boteror apo ne nje ndeshje Champions League por ka fituar dy here titullin e golashenuesit ne kampionatin me te veshtire per sulmuesit ne bote: Serie A. Ka shenuar 29 gola dhe 24 ne vitin perpara tij.

Icardi 13 sett 2018

Ne vendin e shtate, Roberto Firmino (Liverpool): Nuk eshte nje sulmues i pare klasik por tashme luan rregullisht ne ate rol. Ka shenuar 40 gola ne 99 ndeshjet e tij me Liverpool.

Firmino 13 sett 2018

Ne vend te gjashte, Edinson Cavani (PSG): Ka shenuar 91 gola ne 99 ndeshjet e fundit me PSG. Nje rekord mostruoz per te cilin duhet te jete shume krenar.

Cavani 13 sett 2018

Ne vendin e peste, Sergio Aguero (Manchester City): ka fituar terren ndaj Gabriel Jesus ne hirarkine e Pep Guardiola. Vazhdon te jete vdekjeprures ne zonen kundershtare.

Aguero 13 sett 2018

Ne vendin e katert, Harry Kane (Tottenham): Ka fituar Kepucen e Arte, ka qene golashenues ne Boteror. Per here te pare ka arritur kuoten e 30 golave ne Premier League duke mundur 29 golat e shenuar ne 2016-2017.

Kane scarpa d'oro

Ne vendin e trete, Robert Lewandowsk (Bayern Mynich): Ka pasur nje Boteror zhgenjyes, por mbetet nje bomber i cmendur. Ka kaluar kuoten e 40 golave ne cdo kompeticion te tre vitet e fundit.

Lewandowski 13 sett 2018

Ne vendin e dyte, Luis Suarez (Barcelona): Do te mbushe 32 vjec ne janar, por mbetet nje nga lojtaret me te forte ne bote. Ka shenuar 154 gola ne 202 ndeshje me Barcelonen.

Luis Suarez 13 sett 2018

Ne vendin e pare, Cristiano Ronaldo: Ende nuk ka shenuar ne Seire A, por 15 golat e sezonit te kaluar ne Champions League dhe Champions i trete rresht me Realin e kurorezojne ate si sulmuesin me te forte ne bote.

Cristiano Ronaldo 13 sett 2018

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.