Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazeta spanjolle AS surprizon: “Lautaro arrin nje pakt me Interin? Ja kur do te transferohet tek Barcelona.”

Gazeta spanjolle AS surprizon: “Lautaro arrin nje pakt me Interin? Ja kur do te transferohet tek Barcelona.”
Inter Club Staff

Barcelona nuk eshte dorezuar aspak per Lautaro Martinez, por klubi blaugrana mund te beje nje kompromis per kete sezon.

Sipas disa burimeve nga shume afer lojtarit qe kane folur per gazeten spanjolle AS (shume e njohur) duke mos e permendur emrin e tyre, ata kane treguar se ne kete moment ka nje pakt ndermjet lojtarit dhe Interit.

Sulmuesi zikalter me sa duket e ka pranuar qe te luaje edhe nje sezon tjeter me bluzen e Interit per te kaluar me pas tek skuadra e Messit.

Per kete Lautaro Martinez ka refuzuar edhe skuadra te tjera si puna e City qe ka shfaqur shume interes ditet e fundit per te.

Por gjithmone sipas te perditshmes spanjolle AS, Lautaro i ka komunikuar Interit qe deshiron e largohet nga Italia, por do ishte i gatshem te priste edhe nje sezon tjeter vetem e vetem qe te shkonte te Barcelona.

Nderkohe, agjenti i lojtarit ka bere me dije se eksperienca ne Camp Nou qe kur eshte trasnferuar tek Interi eshte me e bukura dhe me e mira nga lojtari ne nivel profesional.

Barcelona nga ana e saj do te tentoje qe te binde Interin qe kete vere, por klubi zikalter ka vendosur dicka shume te thjeshte: asnje ulje per te, kush deshiron ta bleje, duhet te paguaje dhe pike.

Me sa duket, diskutimi per te ardhmen e Lautaros nuk ka marre fund aspak, por thjesht sa eshte shtyre me 12 muaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.