Gazzetta – Baselli i vezhguar special: prapaskena
Do te kete nje te vezhguar sonte per drejtorin sportiv Piero Ausilio: Daniele Baselli. E shpjegon sot Gazzetta dello Sport, qe tregon nje prapaskene.
“Mesfushori i Atalantas, me kembe dhe rol alla Pirlo, do te jete ne turnoverin e San Siros te njoftuar nga Colantuano dhe do duhet te kete hapesire nga fillimi (me Cigarinin ne stol) ose te futet si zevendesim gjate ndeshjes. Dhe keshtu Ausilio do te kete nje fokus te vecante per italianin U-21 sepse per me pak se nje muaj me pare Baselli ka qene me te vertete shume afer Interit. Po, jo vetem Bonaventura, edhe Baselli ka qene nen shenjestren zikalter: ardhja e tij ka qene e lidhur ngushte me largimin e Kuzmanovic, i cili megjithate ne ditet e fundit te merkatos kishte thene nje jo te thate sa i perket nje largimi nga Pinetina. Per me shume: Atalanta ishte lidhur me Kurtic, qe pastaj ka shkuar tek Fiorentina. Por, kontaktet mes Interit dhe Atalantas shkojne para per 22-vjecarin (qe kishte zgjatur kontraten deri ne fund te 2018 me 250 mije euro plus bonuset) dhe eshte gati nje sulm i ri ne janar.”