Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

815 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare kritike ndaj Inzaghit: “Te humbesh keshtu dhemb. Nuk kuptohet dot se si Inzaghi…”

Gazzetta, cfare kritike ndaj Inzaghit: “Te humbesh keshtu dhemb. Nuk kuptohet dot se si Inzaghi…”
Inter Club Staff

Analiza e La Gazzetta dello Sport nje dite pas ndeshjes me Real Madrid eshte pothuajse kirurgjikale.

“Te humbesh keshtu ben keq” shkruajne ata dhe me pas shpjegojne edhe pse.

“Interi e mbylli ndeshjen me nje gol te pesuar ne minutat e fundit. Ishte nje ndeshje e dominuar deri ne minuten e 60 ndersa 30 minutat e fundit ishin te barabarta. Me te vertete e pabesueshme se si rrodhen gjerat.”

“Te pakten pese raste te pastra per gol Interi i kishte ne 45 minutat e para, por asnjera nuk u fut dot ne porte fale nje super Courtois.”

“Interi nderkohe ne rezultatin final ka paguar shtrenjte faktin qe nuk shenoi, por edhe nje gabim te Inzaghit me zevendesimet.”

Image

“E kuptueshme tentativa e Inzaghit qe te freskonte nje skuader qe kishte vrapuar shume, por dalja e Lautaros dhe e Perisic e ka dobesuar Interin dhe ka bere qe skuadra te humbase dicka ne sulm. Kjo nuk kuptohet dot sepse zevendesimet u bene shume heret dhe u hoqen nga loja lojtare me cilesi.”

“Pa Calhanoglun me pas ka rene edhe kapaciteti per te mbajtur topin edhe pse turku nuk eshte se po bente ndonje ndeshje te shkelqyer, por per mbajtjen e topit po ndihmonte.”

“Nderkohe, te gjithe ata qe jane futur ne loje kane bere shume keq: qe te Vidal e duke perfunduar te Dimarco dhe Vecino.”

“Real nderkohe ka fituar me nje 18 vjecar qe i ka kaluar topin nje 21 vjecari. Interi e meritonte plotesisht nje pike por humbja e Shakhtar qe mbetet nje kundershtar i rendesishem, mund te shihet si dicka pozitive. Por te vjen keq, sepse Interi beri nje ndeshje te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.