
EuroInter, ka nje lajm te keq per Champiosin: nese zikalterit do kualifikohen, do te jene ne vazon e…
Interi po mundohet me sa ka mundesi qe te rikthehet me ne fund ne Champions, pas vitesh e vitesh pritje.
Ka qene pikerisht sezoni 2011-2012, sezoni i fundit ku zikalterit kane marre pjese ne kompeticionin me te rendesishem Europian.
Askush nuk e beson qe kane kaluar kaq shume vite, por kjo eshte e verteta dhe ne keto vite, zikalterit kane marre pjese ne Europa League ku paraqitjet nuk kane qene nder me te mira sepse zikalterit asnjehere nuk i kane dhene rendesine e duhur ketij kompeticioni.
Pikerisht ky fakt sjell nje lajm aspak te mire per zikalterit qe ne kete moment presin te kualifikohen ne Champions Leaguen e vitit te ardhshem.
Nese behen llogarite, jane 6 vitet qe Interi ka munguar ne Champions ne total.
Sa shume per nje klub me historine e Interit dhe per klubin e fundit qe ka fituar ne Itali kompeticionin me te rendesishem per klube.
Por sic e permendem edhe me lart, mugesat ne Champions dhe paraqitjet e keqija ne Europa League do te ndikojne shume per keq ne renditjen e klubit kur te hidhet shorti i grupeve.
Interi, ne rast kualifikimi, do te renditej keshtu vetem ne vazon e katert.
Kete gje e tregon FcInterNews.it, e cila tregon edhe renditjen neper vazo te skuadrave te tjera italiane:
Juventusi do te jete ne vazon e pare.
Napoli do te jete ne vazon e dyte.
Roma do te jete ne vazon e trete.
Nese do te kualifikohet Lazio, edhe ajo do te jete ne vazon e katert.
E njejta gje vlen edhe per Interit, sic e treguam me lart. Nese zikalterit do te kualifikohen, i pret nje grup ferri me shume mundesi sepse edhe ata do e nisin nga vazo e katert.