1,387 views

Gazzetta dello Sport – Inter, vjen macja e zeze Fiorentina: kater humbje radhazi
Gazzetta dello Sport evidencon momentin e veshtire te Interit dhe shpjegon se si ne Meazza nuk mund te vinte kundershtar me i veshtire se Fiorentina, qe ne kater ndeshjet e fundit kunder zikalterve ka fituar gjithmone:
“Nuk mund te kishte kundershtar me te keq per Interin ne kete faze. Nga kater ndeshjet e fundit, Fiorentina per Interin do te thote humbje. Nje vit me pare Fiorentina i shkaktoi Interit humbjen e pare ne kampionat e pastaj triumfoi edhe ne Artemio Franchi me 2-1. Ne sezonin paraprak Interi u mposht me rezultat 3-0 ne te mire te vendasve (kur trajner ishte Mazzarri), ne San Siro pastaj ishte Salah ai qe befasoi edhe Mancinin”.