Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Gati formacioni anti-Atalanta, por Spalletti ka nje dyshim shume te madh: behet fjale per mesfushen!

Gazzetta – Gati formacioni anti-Atalanta, por Spalletti ka nje dyshim shume te madh: behet fjale per mesfushen!
Inter Club Staff

Tashme eshte e sigurt: De Vrij dhe Lautaro nuk mund te bejne pjese dot tek Interi qe do te zbrese neser ne fushe ne San Siro ndaj Atalantes. 

Edhe pse kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme, ata te dy nuk do te rrezikohen nga stafi mjekesor i Interit.

Kete gje e tha edhe pak ore me pare Spalletti ne intervisten e tij kur e tha qe “duhen edhe disa stervitje te tjera per te percaktuar nese ata do te mund te rikthehen dot ndaj Frosinones apo jo”, por rrugetimi duket se eshte pikerisht ky: pushim ndaj Atalantes per te qene te gatshem tek ndeshja eradhes.

Keshtu, syte tek Atalanta tani dhe tek zgjedhjet e Luciano Spallettit sipas La Gazzetta dello Sport.

Per neser keshtu pritet qe Interi te shkoje drejt nje konfirmimi te lojtareve qe luajten ndaj Genoas qe qe fituan 0-4 ne fushen e ketyre te fundit ku kishin qe ne 2011 qe Interi nuk fitonte dot.

Sipas Gazzetta dello Sport, ne mendjen e Spallettit ka vetem nje dyshim shume te madh: tekniku italian nuk e ka vendosur ende se kush do te shoqeroje Marcelo Brozovic ne mesfushe: Vecino apo Gagliardini?

Ne kete moment uruguajani i Interit duket ne avantazh te lehte ndaj italianit qe per hir te vertetes ndaj Milanit dhe ndaj Genoas ka qene totalisht si nje lojtar i ri per Interin dhe shume i vlefshem.

Per sa i perket te tjereve, Icardi dhe Miranda do te luajne ne sulm dhe ne mbrojtje duke zevendesuar perseri Lautaron dhe De Vrij, te dy te demtuar.

Ky pritet te jete dhe formacioni i Interit:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.