Gazzetta habit: “Nese tek Interi do te vije Allegri, a e dini kush do te ishte lojtari i pare qe do te vinte ne Milano?
Hakimi, Sanchez, por jo vetem. Konfirmimi i sulmuesit kilian eshte nje sinjal i radhes per ambicjet e familjes Zhang qe vazhdon te investoje tek Interi per ta bere akoma me shume kompetitive.
E keshtu, klubi zikalter nuk deshiron aspak te ndalet ketu, dhe kete e shpjegon La Gazzetta dello Sport.
“Nje mbrojtes, dy mesfushore, nje lojtar i krahut te majte dhe nje sulmues i nje niveli teper te larte.”
“Keto jane ata qe deshiron Interi te bleje ne merkato dhe keto jane deshirat e Contes tashme prej kohesh.”
“Por nderkohe qe flasim per deshirat e Contes, po sikur te flasim edhe per deshirat e Allegrit nese vjen tek Interi?”
“Mundesia e zevendesimit te Contes me Allegrin tani per tani eshte e ulet, por nese ndodh, cfare do te bente Interi?
“Lojtari i pare qe do te vinte ne Milano do te ishte pikerisht ish-lojtari i preferuar i Max: Mario Mandzukic.”
“Ai aktualisht eshte pa skuader dhe per nje si Allegri, Mario do te futej edhe ne mes se turres se ndezur te druve.”
“Mario Mandzukic per Interin do te ishte nje marreveshje low cost, nga ato qe dashuron Conte dhe Allegri do e priste me krahe hapur.”
“Por ka nje problem te vogel: per momentin eshte Conte tek Interi dhe largimi i tij e ardhja e Allegrit, jane nje kombinim shume i pamundur. Te pakten per momentin.