Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,029 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Mazzarri, dje stafi i tij ishte pesimist: Pritej shkarkimi. Ne krishtlindje ose qershor…

Sky – Mazzarri, dje stafi i tij ishte pesimist: Pritej shkarkimi. Ne krishtlindje ose qershor…
Inter Club Staff

Massimiliano Nebulono per Sky Sport tregon se cfare ndodhi ne takimin ndermjet Thohir dhe Morattit, takim i programuar te enjten e kaluar.

“Ishte me shume nje ceshtje e lidhur me bilancet e Interit. U fol edhe per momentin dhe “krizen” e skuadres. Thohir bisedoi me Morattin dhe kerkoi keshilla si te sillej dhe cfare te bente per disa ceshtje te caktuara. Nese i ka kerkuar nje mendim per tranjerin mund te mendohet se cfare ka thane Moratti. Dje kishte nje pesimizem shume te madh nga stafi i teknikut te Interit per situaten jo pozitive. Por asnje telefonate nuk erdhi tek telefoni i Mazzarrit i cili ndodhet ne Empoli ne keto momente dhe do te qendroje deri neser” – ka treguar gazetari i Sky Sports.

Presidenti i Interit ishte treguar mjaft i qarte gjate javes kur ishte ne Nyon. Ka thene se deshironte sa me shume pike qe te mundej nga ndeshjet me Veronen, Milanin dhe Romen. Natyrisht Derby ne kete moment eshte bere nje ndeshje super e rendesishme sepse do te shikohet se cfare rruge perfundimtare mund te mare pjesa e mbetur e sezonit e ne rast rezultati negativ, drejtuesit zikalter mund te marin masa.

“Nese Mazzarri do te arrije ta kaloje kete moment do te kape Krishtlindjet ne krye te pankines se Interit. Nese rezultatet do te permiresohen natyrisht qe do te qendroje deri ne fund te sezonit, por jo me shume”, vazhdon gazetari.

“Skuadra gjithsesi eshte me Mazzarrin, nuk ka sinjale qe tregojne te kunderten. Icardi ne fund te ndeshjes tregoi se si vershellimat ne San Siro jane bere nje problem i vertete. Lojtari ne fakt tha edhe se ndonjehere i duket sikur po luajne jashte shtepise. Vershellimat natyrisht qe jane vetem per tranjerin dhe jo per skuadren, sepse tifozet kurre nuk e kane pelqyer Mazzarrin qe ne fillim.” – e ka mbyllur Nebuloni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.