Gazzetta – Icardi duhet te rifitoje Interin: dhe qe te dielen mund te luaje.
Tani vijne provime te rendesishme per Mauro Icardi. Dhe nuk jane provime per shendetin, por per rendimentin.
Qe kur ka ardhur tek Inter, Maurito, deri tani, ka bere 7 paraqitje dhe 2 gola. Pastaj demtimi dhe tweet-et e shumta me Wanda Nara qe tani e vendosin nen provim. Te gjithe e keshillojne te ndryshoje: e perkthyer, ka perfunduar bonuset, tani duhet te luaje dhe te plotesoje vendin e sulmuesit. Kaq.
Tani eshte i gatshem dhe te diel do te kthehet ne dispozicion te Mazzarrit. Dje eshte stervitur me grupin, kontraste te plota, ritem i larte, intensitet, por akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen finale. Megjithate, te diel pritet te jete ne pankine.
Megjithate, tani duhet nje kthese, sepse ne muajt e pare tek Inter me shume ka perdorur Twitter-in se sa ka bere paraqitje ne fushe. Trajneri nuk i ka kursyer ndonje kritike: “Icardi duhet te qendroje prane me Zanettin, Militon dhe Samuel, per te mesuar si behesh kampion ne nivel boteror.“