Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter del hapur: ja mesazhi i forte qe i eshte derguar Barcelones per Lautaron

Gazzetta – Inter del hapur: ja mesazhi i forte qe i eshte derguar Barcelones per Lautaron
Inter Club Staff

Nje marrje pozicioni shume e qarte. Interi ka dale hapur me ne fund per tratativen per Lautaro Martinez me Barcelonen.

Kete gje e ka bere klubi zikalter nepermjet drejtorit te saj sportiv per Sky Sport i cili ka thene si me poshte (po ricitojme Ausilion per te kaluar tek artikulli i La Gazzetta dello Sport).

“Lautaro nuk leviz nga Interi. Lautaro do te largohet vetem nese nje skuader qe e deshiron ate do te paguaje klauzolen e plote. Ka vetem nje rruge qe e shikon Lautaron larg Interit: ajo e pageses se asaj qe eshte shkruar ne kontrate: 111 milione euro cash.”

“Eshte nje klauzole impenjative nga ana ekonomike. Por eshte e vetmja menyre qe mund te shikoje Lautaron jashte Interit dhe larg Milanos. Ne ne kete periudhe nuk po flasim me askend dhe nuk po perballemi me situaten Lautaro me askend. me asnje skuader.”

“Kjo sepse eshte shume e thjeshte: ne besojme shume tek ai. Eshte nje aset shume i rendesishem i klubit dhe nuk harrojme qe ka ende edhe tre vite kontrate me Interin. Lojtaret me te rendesishem, Interi nuk ndermend qe ti shese. Por Interi ka ndermend ti mbaje dhe te perforcohet akoma me shume ne merkato. Ky eshte qellimi yne.”

Keto kane qene fjalet e Ausilios, por ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, Interi – qe ka refuzuar nje oferte prej 50 milione eurosh dhe dy lojtare – ka perforcuar pozicionin e saj me kete deklarate per sulmuesin argjentinas.

Klubi zikalter ka dashur te siguroje Barcelonen se Lautaro nuk leviz nga Interi nese nuk paguhet klauzola.

“Koncepti eshte i qarte: nese neser Lautaro do te largohet, do te ndodhe vetem sepse i ka thene po Messit dhe nje oferte prej 10 milione euro rroge.”

“Por pervec se ky mesazh ka qene per Barcelonen, ka qene edhe per Lautaron: Interi me parate e Icardit eshte e sigurt ne pozicionin e saj ne merkato dhe nuk ka asnje nevoje per te shitur nje nga lojtaret me te miren e skuader. Prandaj, El Toro largohet vetem per 111 milione euro te paguara menjehere dhe cash. Ky ka qene mesazhi i qarte dhe i forte ne drejtim te Barcelones.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.