Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,115 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, keto jane 5 lojtaret 20 milionesh ne gare per krahun e djathte te mbrojtjes

Gazzetta – Inter, keto jane 5 lojtaret 20 milionesh ne gare per krahun e djathte te mbrojtjes
Inter Club Staff

Interi ne kete moment ka vetem nje pozicion ku eshte e zbuluar dhe i mungojne alternativat.

Nese nuk mund te thuhet e njejta gje per krahun e djathte te sulmit ku po kerkohet Malcom (aty luan edhe Politano me Candreva), apo per qendren e mesfushes ku po kerkohet Dembele (aty luan edhe Gagliardini apo Brozovic).

Ndersa ne krahun e djathte te mbrojtes luan vetem Danilo D’Ambrosio dhe ky eshte pozicioni me delikat ku Interi ka vuajtur per vite me radhe dhe vetem Cancelo eshte treguar ne lartesine e duhur.

Ausilio po punon shume ne gjetjen e nje lojtari per kauzen zikalter sepse llogarite duhen bere mire: ai eshte nje pozicion kyc e duhet gjetur nje titullar, i denje per nje skuader qe do te luftoje per tre kompeticione.

Pikerisht per kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport, e cila ka treguar edhe pese kandidaturat qe ajo i quan si “kandidatura 20 milioneshe” duke qene se te gjihte kushtojne nga 20 milione euro e siper.

Sipas te perditshmes Italiane, pese lojtaret qe mund te luajne ne ate pozicion vitin e ardhshem jane si me poshte:

Alessandro Florenzi (nese nuk rinovon me Romen). 

Matteo Darmian (jashte planeve te United)

Davide Zappacosta (edhe ky jashte planeve te Chelsea)

Aleix Vidal (e ka mbyllur me Barcelonen)

Sime Vrsaljko (Atletico e ka nxjere ne shitje)

Ne kete moment Interi nuk ka asnje nxitim, por po mendohet se cili eshte operacioni me i mire nga ana teknike por edhe ekonomike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.