
Presidenti i Bolognas: “Arrihet akordi me Inter për Capellon”
Pas negociatave të gjata, tani duket se është arritur akordi për marrëveshje në mes Interit dhe Bolognas për sulmuesin e ri 17 vjeçar – Alessandro Capello.
Sipas portalit të fcinter1908 ka pasur një intervistë ekskluzive me presidentin e Bolognas, Albano Guaraldi:
Mirëmbrëma Z.Guaraldi, Capello në Inter tashmë është zyrtare?
” Jo, ende jo, po presim për t’a zyrtarizuar. Ende nuk është koha.”
Çfarë është duke munguar që këto bisedime të konsiderohen të mbyllura?
“Vetëm disa detaje të vogla, unë me shumë siguri mund të ju them se ne jemi në rrugë të mirë dhe jemi dakord për çdo gjë.”
Cilat janë marrëveshjet në këto negociata?
“Ne kemi marrë ne huazim Denis Alibec dhe në bashkëpronësi dy lojtarë të rinj dhe atraktivë si Romanò dhe Bandini.”
Pra, ne presim zyrtarizimin sa më shpejtë?
“Unë mendoj se me kohë do të zyrtarizohet nga dy klubet dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt.”
Edhe një tjetër talent i gjeneratës 95′ i bashkohet familjes zikalter. AMALA