Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 7, 2019

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, nje super lajm: ja cfare ndodhi dje ne takimin me UEFA-n

Gazzetta – Inter, nje super lajm: ja cfare ndodhi dje ne takimin me UEFA-n
Inter Club Staff

Ashtu si shkruam edhe diten e djeshme, Interi pati nje takim po dje ne seline qendrore te UEFA-s ne Nyon.

Klubi zikalter u perfaqesua nga nje delegacion me ne krye Chief Financial Officer, Tim Williams.

Nderkohe perballe ishte UEFA me nje delegacion te specializuar per financat e klubeve.

Takimi ka ndodhur per shkak te Settlement Agreemet dhe Interi duhet te shpjegonte me detaje pyetjet qe komisioni i UEFA-s kishte per disa paqartesi mbi bilancin.

Interi eshte drejt rruges se permbushes se kushteve te UEFA-s dhe daljes nga SA duke filluar nga data 1 korrik 2019.

Por cilat jane hapat e radhes te klubit zikalter? Cfare ndodhi dje ne takimin ne Nyon? Per keto dhe te tjera ka shkruar sot Gazzetta dello Sport: 

“Ne te vertete ai takim qe frikesoi ne fillim tifozet zikalter, rezultoi se ishte nje takim rutine dhe qe zgjati vetem tre ore.”

“Uefa kerkoi vetem disa qartesime ne disa zera te bilancit e sidomos per disa te ardhura nga Kina per disa sponsorizime te ndryshme dhe u be nje krahasim me bilancin e 2017.”

“Por gjate diskutimit u fol edhe per bilancin e ketij viti ku drejtuesit e Interit treguan pa ndonje dokument se si po shkonin gjerat.”

“Tani hapi i radhes do te jete perpara Krishtlindjeve ose direkt pas festave dhe do te behet nje takim paraprak perpara takimit te pranveres ku do te sigolohet edhe marreveshja per te dale perfundimisht nga Settlement Agreement.”

“Me ne fund nje super lajm per tifozet e Interit ky por edhe per vete klubin qe do i kete duart e zgjidhura per investimet qe do te deshiroje te beje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.