Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Reali ne sulm per Icardin? Po, por Interi ka nje ide te qarte. Gazzetta paralajmeron: “Kujdes nga…”

Reali ne sulm per Icardin? Po, por Interi ka nje ide te qarte. Gazzetta paralajmeron: “Kujdes nga…”
Ardis
  • On 22/11/2018, 18:49

Sezoni i kurorezimit. Mbas golit ne Champions League, ja edhe goli i pare me kombetaren argjentinase: tashme Mauro Icardi eshte universalisht i njohur si nje nga bomberat me te mire ne qarkullim.

“Icardi – kjo eshte e verteta – sapo ka hequr nje peshe – shpjegon Gazzetta dello Sport -.”

“Mauro po perjeton kohen e tij me te mire te te gjithe koherave. Dhe te pakten nje pjese te merites nuk mund te jete e nje skuadre e menduar rethe rrotull tij, qe ben gjithcka per te ngritur karakteristikat e Icardit”.

“Ka dicka ne detajet e 36 realizimeve e pergjithshme te ketij sezoni, nje goditje cdo 31 minuta.”

“Eshte nje Inter qe preferon te luaje lojen tek krahet e sulmit, perpara se te godase me qendersulmuesin e tij: 18 nga 36 goditje drejt portes te Mauro-s, jane per shkak te krosave nga krahet, 12 nga keto vijne nga krahu i majte, me pak fjale, nga Perisic dhe Asamoah”.

“Edhe pse nje medalje me vlere i jepet edhe Vecino-s: derby te kujton dicka, tre gola (e gjysem, sebashku me ate te Barcelone-s) kane ardhur nga depertimet e uruguajanit”.

“Nje lojtar i tille vlen sa nje thesar – thekson gazeta -. Te kuptohemi: ‘rrezikon’ te vleje 110 milione € te klauzoles, sepse produkti qe del nga kembet e Icardi-t nuk kalon pa u vene re ne Europe. “

“Real Madrid ka rifilluar te dergoje sinjale, Mauro ka theksuar deshiren per te ecur perpara me Inter-in”.

“Me Inter-in eshte nje tratative qe eshte shtyre prej kohesh: rritja e rroges mund te aplikohet qe ne fillim te korrikut, kur settlement agreement do te skadoje, ne kete menyre plotesohen edhe nevojat e Inter-it. Jepini asist, per dike qe zakonisht eshte mesuar te realizoje gola”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.