
Raiola telefonon Interin per Balotellin por Ausilio dhe Interi ‘nderrojne’ numer…
Mario Balotelli tek Interi? Kjo eshte ajo qe flitet ne mediat italiane ne keto ore dhe rikthimi i tij eshte nje ide e Raioles.
Eshte pikerisht agjenti ai qe deshiron ta propozoje tek klubi zikalter ku tranjer eshte Mancini, i vetmi teknik qe ka arritur te nxjerre me te miren prej tij. Nderkohe tifozet zikalter jane shprehur per sa i perket rikthimit te tij dhe per momentin shumica jane kategorikisht kunder. Natyrisht edhe rroga nuk e ndihmon transferimin e tij sepse nuk hyn tek Fair Play Financiar.
Tek SportMediaset kane treguar me detaje se agjenti i Mario Balotellit eshte ai qe deshiron kete transferim por “kete here po e telefonoi Ausilion mund ta gjeje telefonin ose te fikur ose Interi do te nderroje numer”… Zikalterit, te pakten per momentin nuk e deshirojne nje rikthim te Marios ne Appiano, aty ku ishte premtimi me i madh i futbollit boteror por qe e shkaterroi veten me largimin e tij.