Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja statistika horror e Interit me goditjet e kendit: zikalterit jane skuadra qe ka…

Gazzetta – Ja statistika horror e Interit me goditjet e kendit: zikalterit jane skuadra qe ka…
Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport ka analizuar nje te dhene shume te rendesishme sot ne faqet e saj: Interi eshte skuadra qe deri me tani ka fituar me se shumti goditje kendi. 

Por nga ketu del edhe statistika horror e zikalterve: asnje gol i shenuar nga goditjet e kendit.

Ja edhe statistikat: 94 goditje kendi te gjuajtura ne 12 jave kampionat, pak a shume 8 ne cdo ndeshje, 12 me shume se Juventusi qe eshte ne vendin e dyte dhe 20 me shume se Atalanta qe eshte ne vendin e trete.

“Numer i frikshem ky, por qe mund te shpjegohet me faktin se skuadra e Spallettit nuk ka ditur te jete prezente me koke aq sa duhet ne zonen e kundershtarit kur topi eshte i ndalur por gjithashtu edhe se skuadra zikalter luan shume nga krahet, nje zone e fushes ku fitohet me se shumti goditja e kendit.”

“Pikerisht nga krahet, sulmuesat kerkojne koken apo kemben e Icardit e shpesh here topi perfundon ne goditje kendi.”

“Pastaj ky Inter eshte i ndertuar pikerisht per tu mbeshtetur tek krahet e numri i goditjeve te kendit eshte deri diku i kuptueshem, por kjo histori nuk po funksionon.”

“Nuk duhet lene menjane numri 0 qe vlen per golat e shenuar nga goditjet e kendit.”

“Per te theksuar, goli i Politanos ndaj Cagliarit dhe ai i Brozovic ndaj Lzios nuk quhen sepse kane ardhur pas largimit te nje mbrojtesi.”

“Por eshte per tu cuditur ky fakt sepse Interi ka njerez qe me koke jane shume te fuqishem: De Vrij, Skriniar, Vecino, Icardi, Perisic dhe Miranda por edhe D’Ambrosio jane teper te forte ne lojen ne ajer.”

“Tani i takon Spallettit te provoje dicka te re e te studioje ne Appiano ndonje skeme qe te funksionoje. Ose me fjale te thjeshta, te krijoje dicka te re qe te mbahet mend edhe per vitet ne vazhdim.”

“Te kujtojme pak kur ishte tek Roma: kishte kater kapes topash te akademise qe menjehere sapo dilte topi jashte i jepnin topin goditesit te kendit per ta nisur topin me shpejtesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.