Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep alarmin: “Interi dhe Milani jane super te nevrikosur me Federaten. Ka lindur ideja qe te mos luhet ne San Siro.”

Gazzetta jep alarmin: “Interi dhe Milani jane super te nevrikosur me Federaten. Ka lindur ideja qe te mos luhet ne San Siro.”
Inter Club Staff

Do te ishte nje goditje e rende per Interin dhe Milanin ajo qe ka ndermend Federata Italiane e Futbollit nese realizohet.

Kjo teori ka dale ne pag nga Gabriele Gravina, pra ajo e rikthimit te futbollit por larg zoave te prekura.

Ky propozim ka gjetur menjehere kundershtimin e Interit dhe Milanit qe do te detyroheshin keshtu te luanin larg stadiumit Meazza.

Sipas asaj qe tregohet nga Gazzetta dello Sport, ne fakt, bota e futbollit italian do te perjetoje nje ngjarje plot me te papritura keto dite sepse ka nje kaos total me ate qe pritet te ndodhe ne te ardhmen.

“Ne kete moment, te largohesh nga San Siro per nje stadium tjeter nuk do te rriste aspak nivelin e sigurise.”

“Por do te ishte thjesht nje disavantazh me shume per klubet qe do te largoheshin nga shtepia e tyre. Per te mos folur pastaj per ceshtje organizative apo per kosto.”

“Nderkohe, me ndeshjet qe do te luhen me siguri me dyer te mbyllura, e gjitha kjo do te ishte vetem nje ceshtje teknike.”

“Per momentin dy klubet milaneze nuk e vleresojne fare kete mundesi dhe jane shume te nevrikosur me Federaten qe e ka hedhur kete teori. Por nese do te nderhynte qeveria, atehere gjerat do te komplikoheshin si per Interin dhe per Milanin.”

Gjithesesi, mardheniet jane tensionuar shume pas fjaleve te Gravina. Interi dhe Milani jane dy klubet me me shume rendesi ne Itali. Nuk mund te detyrosh dy skuadra te luajne larg shtepise se tyre vetem per te perfunduar nje kampionat qe dita dites po humbet cdo vlere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.