Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,104 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Jonathan eshte nje garanci. Mire Rolando dhe Handanovic. Taider…

Gazzetta – Jonathan eshte nje garanci. Mire Rolando dhe Handanovic. Taider…
Xhorxh Gellci

Duket sikur ka kaluar nje shekull, por ne fakt jane vetem 6 muaj. Kjo ishte koha e duhur per ta transformuar Jonathan nga nje lojtar irritues ne nje lojtar kyc.

Dje ne mbremje, nje tjeter prove e madhe e brazilianit (7), qe sipas Gazzetta dello Sport ka qene me i miri ne fushe per Interin. Goli eshte nje cmim per lojtarin e krahut qe sulmon dhe provon gjithmone. Braziliani ka qene padron i krahut dhe ka bere edhe nje asist perfekt per Palacio, qe fatkeqesisht nuk eshte shfrytezuar. Nje tjeter lajm i mire vjen nga Rolando (7). Ben te tijen edhe kur nuk duhet, shume preciz ne mbyllje dhe per pak edhe shenon. Blerje e shkelqyer. Paraqitje e mire edhe per Handanovic (7). Ne pjesen e dyte, me pare mbyll mire nje goditje denimi te Diamantit dhe me pas ben nje mrekulli pas gjuajtjes te Bianchit: nje siguri.

Tjeter prove e mire per “kapiten” Cambiasso (6,5), por nuk mund te thuhet e njejta gje per Taider (5) dhe cuditerisht Palacio (5,5). I pari ka qene nervoz dhe siperfaqesor, ben nje faull per karton qe ne fillim dhe pastaj rrezikon seriozisht kartonin e dyte ne aksionin e golit te dyte. Jo ne diten e tij edhe Palacio, humbet 2 raste te pastra, dicka qe ndodh shume rralle tek ai. Gjithsesi, asgje per t’u thene ne punen e bere si skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.