Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,034 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta per Skriniar: “A eshte normal ky? Duket sikur zbavitet sa here qe nje kundershtar do…”

Gazzetta per Skriniar: “A eshte normal ky? Duket sikur zbavitet sa here qe nje kundershtar do…”
Inter Club Staff

Ai ka patur disa turbulenca kete sezon, kjo eshte shume e vertete. 

Por nese shohim sezonin e tij per pergjithesi, ne fushe ka qene nje njeri qe ka qene shume konstant dhe e ka ndihmuar Interin ne me shume se nje rast.

Po flasim per Milan Skriniar qe dje ndaj Lazios ka qene me te vertete i frikshem: aq shume sa kishte raste ku kundershtaret trembeshin vetem nga prezenca e tij perballe.

Ai ndaj Barcelones gaboi dy here tek golat, por ishte nje ndeshje e komplikuar ajo dhe normalisht ndaj Barcelones mund edhe te ndodhe te gabosh.

Gjithesesi ai nuk eshte nje njeri i fjaleve por i punes: menjehere Lazio perballe dhe ai futet ne ate stadin e perqendrimit maksimal e me nga ato ane nuk kalon askush.

Milan Skriniar eshte nje mur i vertete dhe kjo gje dihet boterisht. Te pakten jane ata qe mund ta driblojne.

Kete gje e vuajti me se shumti dje nje njeri: italiani i sulmit te Lazios, Ciro Immobile.

Por nuk mbeten prapa tij as Caicedo dhe Milinkovic: ne asnje rast askush nuk mundi ta kalonte ate. Sllovaku mbreteroi ne cdo copez te ndeshjes dhe ka pasur ndeshjen e tij te redhes si “i pakalueshem”.

Keshtu, Gazzetta dello Sport i ka dhene nje note 7 dhe ka shkruar per te: “E keni pare? Kush eshte ai njeri i frikshem? Ah, quhet Milan Skriniar. Duket sikur kur kundershtaret duan ta driblojne, ai fillon e zbavitet me ta. Ka nje cilesi te madhe: e drejton me trup driblimin e sulmuesave dhe me pas i ndal. Po po, i ndal. Menjehere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.