Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti anullon stervitjen e se dieles. Arsyeja? Per te bere tifozllik per…

Gazzetta – Spalletti anullon stervitjen e se dieles. Arsyeja? Per te bere tifozllik per…
Inter Club Staff

Interi eshte ne grumbullim ne Appiano Gentile prej se henes tashme ku eshte zgjedhur pikerisht qendra stervitore e Interit per te kryer pergatitjet parasezonale te zikalterve, ndryshe nga cdo vit tjeter.

Por jo vetem stervitje, por gjate ketyre diteve eshte bere prezantimi i blerjeve te reja si Asamoah, Stefan De Vrij dhe Lautaro Martinez por sot ka folur perpara mediave edhe Luciano Spalletti (qe do e publikojme pas pak konferencen e tij te plote ne shqip).

Gjithesesi, Gazzetta dello Sport ka nxjere ne pah nje detaj te bukur per sa i perket axhendes te se dieles qe do e gjeje perseri skuadren te grumbulluar ne Appiano.

Ne fakt, Interi kishte planifikuar nje stervitje dy oreshe qe prej ores 4 te dielen, por Spalletti e ka anulluar.

Arsyeja? Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

Ne fakt, ne ate ore do te luaje Kroacia e dy lojtareve zikalter dhe tekniku zikalter ka menduar qe te gjithe te jene perpara televizionit per te pare bashke shoket e skuadres.

Ja cfare ka shkruar Gazzetta per kete gje sot:

“Luciano Spalletti eshte gjithmone shume i kujdesur per anen psikologjike te lojtareve te tij. Pikerisht per kete arsye ka vendosur qe te eleminoje stervitjen e se dieles pikerisht per shkak te ndeshjes se Kroacise e cila do te kete ne fushe dy lojtare te Interit.”

“Finalja eshte programuar te luhet ne oren 17:00 me oren shqiptare. Skuadra zikalter do te kthehet ne nje grupim ultrasisht gjate ndeshjes ne mbeshtetje te djemve zikalter mbase me perjashtim te Yan Karamoh…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.