Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta tregon: “Inter dhe Lukaku po planifikojne nje vizite per Eriksen. Ne Milano do te kete kontrolle te thelluara per lojtarin.”

Gazzetta tregon: “Inter dhe Lukaku po planifikojne nje vizite per Eriksen. Ne Milano do te kete kontrolle te thelluara per lojtarin.”
Inter Club Staff

E gjithe bota Inter vazhdon qe te shtrengohet perreth Christian Eriksen me ne krye tifozet zikalter qe nuk e ndalin ne asnje cast mbeshtetjen e tyre per lojtarin.

Nje delegacion zikalter (i perbere nga Marotta, Ausilio dhe Volpi) ka parashikuar qe te niset per ne Danimarke fundjaven qe vjen, pasi mesfushori te dale nga Rigshospitalet ne Kopenhagen.

“Nga njera ane Eriksen ka nevoje per pushim te plote dhe asnje stres, ndersa nga ana tjeter duhet respektuar juridiksioni danez mbi kete ceshtje.”

“Stafi mjekesor zikalter eshte ne kontakt te vazhdueshem me koleget e kombetares: nuk ka informacion klinik qe te mos ndahet me ta ne kohe reale”, tregon La Gazzetta dello Sport.

Inter mbi te gjitha deshiron te marre vesh sa me shpejt arsyen e asaj qe i ndodhi Eriksen dhe do te prese me qetesi dhe me durim nje rikthim te mundshem te danezit ne Milano.

Me pas, do duhet qe te behen edhe teste te tjera te thelluara duke u mbeshtetur te normativa italiane per keto raste specifike.

Nderkohe, Lukaku dhe Vertonghen kane kerkuar mundesine qe te vizitojne shokun e ture dhe shokun e skuadres.

Mundesia eshte duke pare se neser ne Parken do te luhet Danimarke-Belgjike. Nuk do te jete e thjeshte per te marre nje ok per shkak te rregullave anti-Covid.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.