Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

192 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, do te rinovoje apo jo Conte? Ja skenari: rroga e tij do te jete plot…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, do te rinovoje apo jo Conte? Ja skenari: rroga e tij do te jete plot…”
Inter Club Staff

Nga nje largim qe dukej i sigurt ne nje dashuri super te konsoliduar edhe per te ardhmen e afert dhe te larget. 

Antonio Conte tashme ndihet ne shtepine e tij tek Interi dhe duket se puna e tij po jep frutet e pritura ne kete finale kampionati.

Per kete ka folur La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se brenda pak kohesh do te kemi lajme edhe per kontraten e re te teknikut.

Qe tani me sa duket po flitet per nje rinovim, qe do te ndodhe shume shpejt. Nderkohe, La Gazzetta dello Sport tregon te rejat e fundit per kete ceshtje.

“Marreveshja aktuale e Contes me Interin skadon ne 2022 dhe parashikon qe ne fund te ketij sezoni, rroga e tij te behet 13,5 milione euro.”

“Por me sa duket Interi ka ndermend qe te ndryshoje kete fakt, duke u ulur per te biseduar me tranjerin, dhe te ofroje nje zgjatje kontarte me nje page me te ulet ne vit, e duke e shperndare shumen prej 13,5 milione eurosh ne nje afat me te gjate kohor.”

“Nese do te fitohet Serie A, Interi do te deshiroje me cdo kusht rinovimin e kontrates dhe objektivi i radhes do te jete Champions League.”

“Rroga e Contes nese arrihet nje marreveshje, mund te jete diku tek 10 milione eurot, por gjithcka mund te varet edhe nga planet qe Interi do te kete ne merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.