Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, fillon misioni qe quhet… Milan Skriniar. Klubi zikalter duket se ka vendosur se sllovaku do te…”

Gazzetta zbulon: “Inter, fillon misioni qe quhet… Milan Skriniar. Klubi zikalter duket se ka vendosur se sllovaku do te…”
Inter Club Staff

Nje nga prioritetet ne shtepine Inter, sapo te mbaroje kampionati, do te jete ai i blindimit te Milan Skriniar ne shtepi. 

Sllovaku ka nje kontrate deri ne 2023 dhe nga Premier ka shume klube te interesuara: Manchester United, Chelsea dhe Tottenham.

Nderkohe, kane ardhur zera te tjere qe lojtarin e shohin ne Milano per shume vite sepse klubi zikalter nuk deshiron ta humbase.

“Skriniar ne kete moment fiton 3,5 milione euro ne sezon dhe ka nje kontrate deri ne 2023. Por kontrata e re mund te shkoje deri ne 2027.”

“Sa milione? Gjithcka do te nise me nje kontrate 4,5 milione plus bonuse dhe me nje kontrate alla-Barella qe eshte ne rritje te vazhdueshme dhe qe do te kalonte shifren e 5 milioneve.”

“Mbrojtesi sllovak ka nje peshe te rendesishme ne shtepine zikalter dhe prandaj Inter deshiron ta mbaje me cdo kusht.”

“Inzaghi nuk e shikon aspak te ardhmen pa te: per ceshtje lidershipi, per karakter por edhe per aftesine e tij per te luajtur ne cdo rol prapa.”

“Prandaj palet kane lene nje takim ne fund te sezonit ku do te vendosen shume gjera dhe me te gjitha gjasat, do te vije nje rinovim i gjate ne kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.