Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Beppe Marotta sapo ka mberritur ne zyrat e Federates me makinen e Interit: ja pse

E FUNDIT – Beppe Marotta sapo ka mberritur ne zyrat e Federates me makinen e Interit: ja pse
Inter Club Staff

Me sa duket cdo gje po shkon ashtu si eshte parashikuar tashme prej ditesh.

Pas rikthimit ne Itali pas perfundimit te udhetimit te tij eksplorativ ne Naninjg te Kines per te takuar familjen Zhang, Beppe Marotta eshte rikthyer ne rutinen e tij futbollistike.

Prej vetem pak minutash, ish-drejtuesi i Juventusit i cili eshte shume afer fillimit te punes se re me Interin ka mberritur ne Via Rosellini ku jane zyrat e Federates Italiane te Futbollit.

Pse? Arsyeja eshte e thjeshte: aty do te mblidhet keshilli i zakonshem i Federates Italiane ku ai ka pozicionin e keshilltarit.

Por ajo qe ka rene me shume ne sy eshte fakti se Beppe Marotta ka mberritur aty me nje makine te vene ne dispozicion nga klubi zikalter dhe i shoqeruar nga CEO zikalter Alessandro Antonello.

Nderkohe vetem pak minuta me pare ne Federate ka mberritur edhe presidenti i Lega Serie A, Gaetano Micciche.

Pothuajse te gjithe anetaret e keshillit ishin pak me pare ne nje dreke. Nderkohe Marotta dhe Antonello ishin ne bordin e nje makine te Interit e ky eshte konfirmimi i radhes qe tashme po pritet vetem zyrtarizimi dhe se marreveshja eshte mbyllur.

Ai nga sot po perfaqeson ngjyrat zikalter ne takimet qe po ben edhe pse ende nuk ka filluar pune zyrtarisht.

Nderkohe dje naten ai sapo mberriti ne aerport eshte pritur nga shume gazetare (sic mund ta shikoni tek video me poshte) por nuk ka preferuar te flase asgje me shume.

Marotta dje eshte ndalur me vetem nje: “Cdo gje ne rregull, gjithcka pozitive (per takimin).”

Por sot, pas mberritjes ne Federate i shoqeruar nga CEO i Interit tashme edhe me skeptiku nuk ka me asnje dyshim.

Marota-Inter: tashme eshte gjithcka e bere. Vetem ceshtje ditesh qe ai te filloje pune zyrtarisht tek klubi zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.