Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

877 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Inter, ndodh e papritura: arrihet marreveshja me lojtarin e krahut te majte. Tani pritet vetem…”

E FUNDIT – “Inter, ndodh e papritura: arrihet marreveshja me lojtarin e krahut te majte. Tani pritet vetem…”
Inter Club Staff

Me sa duket, keto jane ore shume te nxehta per merkaton e Interit ne dalje (shitjet) por edhe ne hyrje (blerjet).

Zikalterit i kane syte nga largimi i Achraf Hakimi, per te cilin nga momenti ne moment pritet nje oferte e rendesishme, por jo vetem.

Me sa duket, sipas asaj qe ka treguar ne keto minuta Sky Sport Deutschland (Sky Sport ne Gjermani), Inter ka arritur marreveshjen me nje lojtar te Bundesliges.

Por sipas tyre, qe kjo marreveshje te behet realitet, ne fillim pritet qe te largohet nga skuadra zikalter Hakimi.

“Ne keto momente qe po flasim, Inter sapo ka arritur nje marreveshje financiare me Filip Kostic, mbrojtesin e majte te Eintracht Frankfurt.”

“Nderkohe, zikalterit, perpara se te bejne nje oferte rreth 20 milione euro te klubi i lojtarit (ata kerkojne 20 deri ne 25 milione euro), duhet te presin te fitojne para per te financuar kete goditje.”

“Zikalterit i kane syte nga Hakimi dhe largimi i tij ne drejtim te Paris Saint Germain per ta bere realitet kete goditje.”

Keshtu, eshte Kostic goditja e Interit per krahun e majte sipas Sky Sport Deutschland. Ai ka qene nje nga me te miret ne sezonin qe lame pas ne Bundeslige.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.