Gazzetta zbulon: “Milan, zbulohet plani ‘sekret’ i Piolit per te bllokuar Interin: ai ka menduar te…”
Jemi vetem pak ore larg derbit te Milanos dhe qyteti tashme po zien nga rivaliteti ndermjet Interit dhe Milanit qe do te perballen neser ne oren 18.00.
Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet me se shumti te ndeshja duke treguar edhe strategjine qe Pioli ka menduar per kete ndeshje.
Sipas tyre, Stefano Pioli e ka studiuar mire Interin dhe ka menduar se nje levizje ne vecanti mund te jete levizje fituese ne prag te derbit.
Ai pritet qe te vendose ne objektiv nje lojtar te Interit duke e bllokuar ate dhe pretendon qe me kete te beje Interin qe te humbase siguri ne loje.
Ja cfare shkruan Gazzetta: “Pioli eshte nje njeri qe studion shume dhe e di shume mire se kush jane armet e Inzaghit ne kete ndeshje.”
“Ai ka menduar qe te bllokoje Marcelo Brozovic, trurin e Interit, duke i vene keshtu kroatit gjate gjithe kohes dy lojtare nga prapa.”
“Nje sulmues dhe nje mesfushor do te mundohen qe te bllokojne tere kohes Brozovic dhe te mos e lene rehat ate ne perzgjedhjen e shokeve ne fushe.”
“Ende nuk dihet nese kjo eshte nje gje qe do te sjelle per Milanin frutet qe Pioli mendon, por tekniku i Milanit po mendon ta provoje. Do ja dale? Vetem fusha do e tregoje.”