Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,237 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Programi i Thohir: Ne Lisbone dhe me pas balle per balle me Mazzarrin

GdS – Programi i Thohir: Ne Lisbone dhe me pas balle per balle me Mazzarrin
Ardi Deda

Nje tur nente ditor qe fillon qe sonte, kur Erick Thohir do te beje nje ndalese ne Londer. Destinacioni Lisbona, ku, sipas asaj qe raporton Gazzetta dello Sport, do te takoje kolege te klubeve te tjera europiane, qe do te mblidhen ne takimin e organizuar nga Uefa qe do ti paraprije finales se Champions League, ne program te shtunen ne mbremje ne stadiumin Da Luz ku Erick Thohir do te jete e i pranishem. Ky takim do te jete mundesia per te bere publike edhe marredheniet ne fushen kontinentale dhe per te folur per politiken sportive dhe ekonomike. Te dielen Thohir do te jete ne Milano. Nje nder objektivat kryesore te presidentit eshte nje takim balle per balle me Walter Mazzarri, me te cilin ka folur gjate ketyre diteve.

Ceshtjet qe do te diskutohen midis Erick Thohir dhe Walter Mazzarri, te henen ose te marten, do te prekin merkaton, por edhe vizionin taktik, aktivizimin me te madh te te rinjve dhe kerkimi i nje loje me te bukur. Sipas Gazzetta ceshtja e rinovimit te kontrates se Mazzarrit, e cila perfundon me 2015, mund te diskutohet ne vere. Ndoshta kjo mund te behet gjate turneut amerikan (23 korrik-2 gusht), ose madje edhe gjate sezonit te ardhshem. Thohir mund te kthehet ne korrik, me rastin e grumbullimit ne Pinzolo (9-20 korrik) ose me shume mundesi do te takoje skuadren e re ne Washington. Me 29 korrik ne fakt zikaltrit do te ndeshen me Manchester United ne Guinnes Cup.

 
 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.