Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,637 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Behrami-Inter, kemi marreveshjen: ja dhe shifrat e kontrates, 6 milione euro shkojne per Napolin. Pritet…

CdS – Behrami-Inter, kemi marreveshjen: ja dhe shifrat e kontrates, 6 milione euro shkojne per Napolin. Pritet…
Ardi Deda

Goditja e pare e sezonit, aq shume e deshiruar nga tekniku Walter Mazzarri, eshte vetem nje hap larg. Sipas asaj qe raporton sot Corriere dello Sport, ne fakt, Inter ka avancuar perpara ne frontin Valon Behrami dhe ka gjetur marreveshjen me mesfushorin, ne pritje per te rene dakord edhe me Napolin. Zikaltrit do te prishin kontraten qe zviceriani ka me Napolin, dhe do ti ofrojne nje rritje page lojtarit. Futbollisti, sic eshte e njohur, eshte nje kerkese specifike e teknikut Mazzarri i cili qe ne 2012 e ka dashur tek Napoli kur lojtari nuk kishte marredhenie te mira me Fiorentinen. Me Mazzarrin Behrami u be nje shtylle e medianos se Napolit, nje lojtar i nevojshem per te mbeshtetur nje treshe te rende perpara te perbere nga Hamsik, Cavani dhe Pandev.

Nderkohe, me Rafa Benitez, zviceriani ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes se Jorginho dhe demtimit ne kembe. Tekniku spanjoll e ka bere tashme te qarte se kerkon te synoje fort tek ish lojtari i Verones dhe per kete lojtari kerkon te ndryshoje ambient. Per momentin nuk ka pasur kontakte ndermjet dy shoqerive, duke pare qe akoma mungon ok i presidentit Erick Thohir qe me kthimin e tij ne Itali do te zbuloje se cilet do te jene investimet e mundshme ne merkato. Pa shitjet e Fredy Guarin dhe Ricky Alvarez, ne fakt, drejtori sportiv Piero Ausilio mund te punoje vetem me ane te autofinancimit. Ka pasur edhe nje sondazh nga ana e Liverpool, por lojtari duket i terhequr nga nje pervoje e re me Mazzarrin.

Napoli per kartonin e lojtarit pretendon 8 milione euro, te njejten shifer qe ka paguar dy vite me pare per ta marre lojtarin, edhe pse deshira e lojtarit mund te ule cmimin. Nga ana tjeter raportet midis Thohir dhe numrit nje napoletan Aurelio De Laurentis jane te mira dhe jane te destinuara te rriten akoma. Inter kerkon ta marre me 5-6 milione euro. Me shpresen se nje paraqitje shume e mire ne Boteror te mos e rrise vleren.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.