Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Ja perse zgjodha numrin 13 kete sezon dhe jo vjet. Mazzarri eshte super. Me ate…”

Guarin: “Ja perse zgjodha numrin 13 kete sezon dhe jo vjet. Mazzarri eshte super. Me ate…”
Inter Club Staff

Fredy Guarin, ka folur ekskluzivisht per Inter Channel nga grumbullimi ne Pinzolo: “Eshte nje krenari te jesh pjesetar i ketij ekipi. Jam gjetur gjithmone mire ne kete familje, dhe ka pasur gjithmone deshire te permiresohemi sa me shume.”

GJENDJA FIZIKE – “Ne kete periudhe kerkohet gjithmone te permirsohemi fizikisht, une ndihem mire, skuadra po punon shume mire gjithashtu. Kerkojme qe te jemi sa me gati ne fillimin e sezonit.

PUSHIMET – “Shume mire, isha me familjen, pastaj me miqte. I kalova ne Kolumbi. Ata kane qene gjithmone nje motivim me shume per mua qe te vazhdoj kete karriere.

TIFOZET – “Kane qene gjithmone te rendesishem per ne. Kam thene gjithmone qe njeriu i dymbedhjete ne fushe jane ata. Deshira e tyre, tifozeria e tyre qe na jep gjithmone force qe te japim shpirtin ne fushe si skuader. Une vetem i falenderoj. Na ben mire ta fillojme kete sezon me ndihmen e tyre qe eshte e cmuar pas atij sezoni te vjetshem…

NUMRI I BLUZES – “Numri 13 eshte ai numer qe kam pasur gjithmone ne kombetare. Eshte numri qe me pelqen me shume mua, dhe familjes time. Kur erdha e kishte Maicon. Vitin e kaluar nuk e mora kete numer per respekt te Maicon, nje njeri i rendesishem per kete skuader, dhe per ate qe ka dhene per kete bluze. Kete vit zgjodha ta mar duke qene se dhe Campagnaros i pelqente 14, dhe keshtu rame dakord direkt.”

SUPERSTICIOZ – “Jo nuk jam supersticioz. Me 13 kam bere gjithmone shume gola te bukur me Kombetaren, mua me pelqen dhe kaq.

ROLI TEK INTERI – “Vitin e kaluar e kam ndjere mjaftushem raportin me tifozet. Tifozet per mua jane shume te rendesishem. Une jam tifoz i Millionarios ne Kolumbi, i kam ndjekur gjithmone ne stadium. Prandaj e kuptoj se cdo te thote te jesh tifoz. E kuptoj pasionin. E di se sa me vleresojne mua tifozet. Besoj se ato vleresime i kam fituar me performancat ne fushe. Kjo me jep me shume force dhe me shume motivim. Shpresoj qe te permiresohem dite pas dite. Dua te bej mire ketu. Ne Milano jane mire dhe familja ime gjithashtu, duke perfshire dhe femijet e mi. Nuk eshte shume e thjeshte jeta. Ne shtepi eshte nje jete, dhe ne qendron sportive nje tjeter. Po kerkoj te gjej nje ekuiliber.

ROLI NE FUSHE – “Mendoj qe mesfushori qendror eshte roli perfekt per mua. Mazzarri do qe cdo lojtare te thote virtytet e tij, te jape maksimumin per karakteristikat e tij. E kemi pare tek Napoli se si ka shperthyer Hamsik, Inler apo Pandev. Mazzarri eshte nje trajner qe te merr mendjen, prandaj duhet te ‘perfitojme’. Nese ja dalim te gjithe bashke, rezultatet e mira do te vijne.

BOTERORI – “Eshte nje skuader e re, Kolumbia do t’i tregoje botes se ka nje skuader te rendesishme. Kolumbianet kane ardhur tek Porto, kane hapur rrugen. Me pas kane ardhur zuniga, Muriel, lojtare ne Angli. Eshte e rendesishme qe cdo lojtar te jape maksimumin qe te futet ne Kombetare. Ne kete sezon te rendesishem duhet te jem tek Interi, jo tek Kolumbia.

CORDOBA – “Kam pasur fatin ta kem shok skuadre. Mud te luante dhe per pak kohe. Ne Kolumbi ai eshte idhull per disa njerez te moshes sime. Eshte nje shembull per tu ndjekur brenda dhe jashte fushes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.