Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta hapet me lajmin e bujshem: “Pogba-Inter eshte e mundur. Gjithcka lind nga Zhang: ja detajet.”

Gazzetta hapet me lajmin e bujshem: “Pogba-Inter eshte e mundur. Gjithcka lind nga Zhang: ja detajet.”
Inter Club Staff

Me sa duket nuk kane qene disa zera te izoluar ato te disa diteve me pare por zera te mbeshtetura ne dinamika reale merkatoje.

Interi po mendon seriozisht per Paul Pogba. Kete gje e tregon sot Gazzetta dello Sport ne faqet e saj e cila zberthen te gjithe situaten.

Eshte shpejt te flasim per nje tratative ne kete moment natyrisht, por sipas te perditshmes italiane emri i mesfushorit francez te Manchester United eshte shenuar me te verte ne bllokun e Beppe Marottes.

Jane tre pika ato qe e favorizojne kalimin e bujshem te lojtarit kampion bote ne Milano ne sponden zikalter.

Nje nga keto dhe mbase me e rendesishmja eshte deshira e cmendur e Steven Zhang per te kaluar Juventusin dhe diferencen qe ka ne kete moment ndermjet dy skuadrave duke bere keshtu nje nga goditjet me te rendesishme nderkombetare.

Me sa duket, per kete nuk do te ishte nje problem as rroga faraonike qe ka Paul Pogba ne Manchester ku merr 17 milione euro ne sezon.

Te mos harrojme edhe qe kontrata e tij skadon ne 2021 dhe Interi mund te ‘falet’ edhe tek dekreti i rritjes se miratuar nga qeveria italiane qe favorizon ardhjen e profesionistave ne Itali duke bere kompanite qe te paguajne me pak taksa per ta.

Nderkohe, le te kalojme ne citim e gjithckaje se cfare ka shkruar sot Gazzetta dello Sport ne faqet e saj:

“Pogba perfiton tek Manchester United sot 17 milione euro ne sezon. Nje rroge kjo jashte parametrave te kasave te Interit, natyrisht.”

“Por kujdes nga disa gjera te tjera. E para dhe mbi te gjitha: Paul Pogba ka nje kontrate qe skadon ne 2021.”

“E dyta: dekreti i rritjes e miratuar nga qeveria e favorizon ardhjen e te huajve ne Serie A ne menyre shume te rendesishme.”

“E treta: Steven Zhang. Ai po jeton ne bezdine qe Interi eshte larg si skuader ende nga Juventusi dhe ka ne mendje qellimin e vetem qe te shkunde planetin bardhezi dhe te beje te ndricoje ate zikalter.”

“Ka nje deshire te pamase per te arritur te kjo goditje ne veren e ardhshme edhe pse do te ishte shume e veshtire.”

“Paul Pogba do te ishte operacioni me i rendesishem i gjithe veres. Nje goditje e nje madhesie teper gjigande.”

“Sigurisht qe veshtiresite e Interit per nje tratative te ketyre permasave do te ishin te medha duke qene se duhet gjetur edhe marreveshja eknomike me United.”

“Zikalterit nuk eshte se kane lojtare qe mund fusin ne marreveshje dhe qe United mund ti pelqejne, sepse Interi me te miret e saj nuk deshiron ti shese.”

“Keshtu, me shume se sa bindja e Pogba per te ardhur ne Milano, problem do te jete tratativa me Manchester United qe nuk dihet ende cfare ideje ka.”

“Por ndalni pak ketu perpara se te shkojme diku tjeter: Interi po mendon seriozisht per Paul Pogba dhe do ta provoje. Do te vije apo jo, tani askush nuk e di. Por Marotta eshte ne pune.”

Kjo eshte gjithcka cfare ka shkruar sot Gazzetta dello Sport ne faqet e saj sot.

Nje konfirmim i mirefillte se Interi po mendon seriozisht per Paul Pogba per veren e ardhshme por nuk duhet te harrojme qe kjo goditje eshte nje nga me te veshtirat prandaj asgje nuk eshte e sigurt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.